Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrugën e Kavajës në Tiranë, ku një 65-vjeçar nga Klosi, Afmet Kërçiku, ka humbur jetën.
Ai u përplas nga një automjet ndërsa nuk ishte në vendkalimin e këmbësorëve.
Pas aksidentit, 65-vjeçari u dërgua menjëherë në spitalin e Traumës në gjendje të rëndë shëndetësore.
Sipas burimeve nga spitali, ai ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të së shtunës si pasojë e plagëve të marra.