Skip to content
Kryesore

Përplasen dy makina në aksin Lezhë-Laç

· 1 min lexim

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Lezhë-Laç, në kryqëzimin e Rriles.

Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, dhe pas goditjes një nga automjetet ka shpërthyer në flakë.

Fatmirësisht, pasagjerët që ndodheshin në automjetin që u përfshi nga flakët arritën të dalin në kohë.

Sipas raportimeve të para, drejtuesit e mjeteve kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar në spitalin e Lezhës për trajtim.

Policia dhe grupi hetimor janë në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit.