Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Përpjekjet për armëpushim, shefi i OKB-së vizitë në Gaza

15:08 23/03/2024
Reading Time: 2 min lexim

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres mbërriti të shtunën në qytetin Arish të Egjiptit për të vizituar kufirin me Gazën në një përpjekje të re për arritjen e një armëpushimi pas më shumë se 5 muajsh luftime mes Izraelit dhe Hamasit.

Sekretari Guterres do të vizitojë qytetin Al Arish në veri të rajonit Sinai në Egjipt, ku është dërguar dhe grumbulluar pjesa më e madhe e ndihmës ndërkombëtare. Ai do të vizitojë edhe anën egjiptiane të kufirit në qytetin Rafah, një nga pikat hyrëse të ndihmave.

Vizita zhvillohet në një kohë që Izraeli ka kërcënuar se do të ndërmarrë një operacion të gjerë ushtarak në qytetin jugor të Gazës, Rafah, në kufi me Egjiptin, pavarësisht thirrjeve ndërkombëtare që kanë kundërshtuar një ofensivë të tillë.

Ndërsa shpresat për armëpushim gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit janë zbehur dhe gjendja humanitare në Gazë është përkeqësuar, Kombet e Bashkuara dhe vende të tjera kanë dërguar ndihma humanitare me anije ose duke lëshuar paketa ushqimore nga ajri.

Por agjencitë humanitare thonë se vetëm 1/5 e ndihmave të nevojshme po hyn në Gazë dhe se mënyra e vetme për të plotësuar nevojat në rajonin bregdetar është përshpejtimi i dërgimit të ndihmave në rrugë tokësore.

Izraeli, i cili është zotuar se do ta shkatërrojë Hamasin dhe ka ngritur shqetësim se grupi militant mund t’i devijojë ndihmat, ka mbajtur hapur vetëm një vendkalim tokësor dhe i ka mbyllur të gjitha të tjerat. Izraeli hapi në dhjetor pikë-kalimin Kerem Shalom, në afërsi të Rafahut dhe ka hedhur poshtë akuzat e Egjiptit dhe organizatave të ndihmave të Kombeve të Bashkuara se ka vonuar dërgimin e ndihmave.

Këtë javë, Nisma për Klasifikimin e Sigurisë Ushqimore, IPC paralajmëroi se veriu i Gazës pritet të përballet me uri dhe se mungesa e plotë e bukës dhe ushqimeve mund të shtrihej në pjesë të tjera të territorit në rast se nuk arrihet armëpushim.

Më shumë se 32,000 njerëz janë vrarë nga ofensiva ushtarake e Izraelit në Gazë, shumë prej tyre gra dhe fëmijë, sipas autoriteteve lokale shëndetësore që kontrollohen nga Hamasi.

Izraeli filloi operacionin në përgjigje të një sulmi të Hamasit në brendësi të Izraelit në të cilin u vranë rreth 1200 njerëz dhe më shumë se 250 u morën peng, sipas të dhënave izraelite./ VOA

Etiketa: armepushimshefi i OKBvizite ne gaza

Të tjera

Italia arreston për dosjen e drogës Troplini, Ardita Kuçi e AZHBR i jep 22 mln lekë “fermerit” Xhevdet Troplini, 10 ditë pas arrestimeve
Aktualitet

Italia arreston për dosjen e drogës Troplini, Ardita Kuçi e AZHBR i jep 22 mln lekë “fermerit” Xhevdet Troplini, 10 ditë pas arrestimeve

Nga Elton Qyno Teksa në 1 shkurt 2025, prokuroria e Barit në Itali lëshoi 28 urdhër-arreste për arrestimin e anëtarëve...

13:59 13/01/2026
Skandali ndërkufitar/ Shqipëria trafikon ilegalisht qentë e rrugëve në Maqedoninë e Veriut
Aktualitet

Skandali ndërkufitar/ Shqipëria trafikon ilegalisht qentë e rrugëve në Maqedoninë e Veriut

Një akuzë e rëndë dhe alarmante ka shpërthyer në Maqedoninë e Veriut, ku organizatat për mbrojtjen e kafshëve ngrenë dyshime...

13:18 13/01/2026
Para
Sherr në Durrës, shoqërohen në polici dy persona (DETAJET)

Sherr në Durrës, shoqërohen në polici dy persona (DETAJET)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Italia arreston për dosjen e drogës Troplini, Ardita Kuçi e AZHBR i jep 22 mln lekë “fermerit” Xhevdet Troplini, 10 ditë pas arrestimeve

Italia arreston për dosjen e drogës Troplini, Ardita Kuçi e AZHBR i jep 22 mln lekë “fermerit” Xhevdet Troplini, 10 ditë pas arrestimeve

13:59 13/01/2026
Skandali ndërkufitar/ Shqipëria trafikon ilegalisht qentë e rrugëve në Maqedoninë e Veriut

Skandali ndërkufitar/ Shqipëria trafikon ilegalisht qentë e rrugëve në Maqedoninë e Veriut

13:18 13/01/2026
Skandal me sigurinë bankare në BKT, si u klonuan kartat në Tiranë dhe paratë u vodhën jashtë vendit

Skandal me sigurinë bankare në BKT, si u klonuan kartat në Tiranë dhe paratë u vodhën jashtë vendit

12:50 13/01/2026
‘Smart City’, nga tender në kërcënim real për qytetarët: korrupsion, kontroll dhe frikë

‘Smart City’, nga tender në kërcënim real për qytetarët: korrupsion, kontroll dhe frikë

11:05 13/01/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.