Shqipëria ka ngjitur 12 vende në klasifikimin botëror të turizmit për 2019-ën.
Kështu shkruan gazetarja e CNN, Julia Buckley gjatë një analize për Raportin Konkurues të Udhëtimit dhe Turizmit për 2019-ën.
Analiza kryhet nga Forumi Ekonomik Botëror, i cili e ka selinë në Zvicër dhe mblidhet çdo vit për të diskutuar çështje madhore.
Vendet të cilët patën lëvizjen më të madhe ishin Shqipëria, Rumania dhe Serbia, të cilat u ngjitën me 12 vende. Përkatësisht këto shtete renditen në vendet e 86-të, 56-të dhe 83-të.
Raporti nxorri Spanjën, si vendin më të mirë për t’u vizituar, ndërsa vendet më të sigurta rezultojnë Finlanda, Islanda dhe Omani,
Ndërkohë vendet më pak të sigurta për 2019-ën, janë Nigeria dhe Jemeni.
Ndërsa rënia më e madhe në renditje i takon Trinidad Tobagos, i cili zbret në vendin e 87-të, nga 73 që ishte një vit më parë.