Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në Bllok.
Sipas pamjeve të sjella nga “Balkanweb”, një makinë është kthyer përmbys në mes të rrugës.
Mjeti ndodhet në afërsi të Fakultetit të Drejtësisë.
Mësohet se makina drejtohej nga një femër.
Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë ambulanca, e cila ka transportuar shoferen në spital.
Gjendja e drejtueses së mjetit ndërkohë nuk dihet ende.