Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Përmbledhja vjetore/ Ngjarjet që lanë shenjë gjatë 2020-tës, nga pandemia, Gjykata Kushtetuese dhe vrasja e Klodian Rashës!

11:28 30/12/2020
Reading Time: 5 min lexim

Sikur të mos mjaftonte dëmi i madh  që u shkaktua nga tërmeti i 26 nëntorit të viti të shkuar, pandemia e covid-19 që ra në mbarë globin, goditi pashmangshëm dhe Shqipërinë.

Por ndërsa pandemia mbizotëroi jetën e qytetarëve, përplasjet e forta politike, të ushqyera nga ethet e zgjedhjeve të ardhshme nuk munguan.

Pandemia

Më 9 Mars, në një mbledhje të jashtëzakonshme të Qeverisë, kryeministri njoftoi se “laboratori virologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, ka konfirmuar mesnatën e mbrëmshme dy raste me Covid-19”.

Bëhej fjalë për babë e bir të cilët kishin vizituar Italinë në fund të muajit shkurt dhe kishin hyrë në Shqipëri nga pika e Murriqanit. Ata i dërguan në Spitalin Infektiv, i cili kthehet në një zonë karantinë.

Përballë një situate me shumë të panjohura, Qeveria njoftoi për masat e para kufizuese me efekt të menjëhershëm.

Më 11 Mars regjistrohet dhe vdekja e parë, një 73-vjeçare humbi jetën në spitalin e Durrësit, ku menjëherë më pas mjekë e infermierë karantinohen.

Paralelisht me frikën që shtohej, u rritën dita ditës edhe kufizimet. Të parat që u mbyllën janë Tirana e Durrësi.

Si pasojë e pandemisë, kufizimet sa erdhën e u shtuan. Këmbësorët mund të lëvizin vetëm sipas një orari të caktuar.

Mbrëmjen e 24 marsit Qeveria shpall gjendjen e fatkeqësisë natyrore. Rastet me covid-19 fillojnë që të rriten çdo ditë, dhe përhapja e virusit preku thuajse të gjithë vendin, duke shënuar viktima.

Kryeministri Rama njoftoi më 10 Prill se kufizimet do të nisin të lehtësohen duke zgjatur orarin e lëvizjes. Gjatë gjithë prillit dhe majit, u rihapën thuajse të gjitha aktivitetet.

Në fillim të Qershorit, dhe kufijtë tokësor u hapën, e në fuqi mbetën vetëm pak kufizime.

Situata u përmbys në muajt që pasuan, me një shtim progresiv të viktimave, rasteve të reja dhe të shtruarve në spitale.

Ndërsa BE-ja vijon t’i mbajë të mbyllura dyert për udhëtarët nga Shqipëri, autoritetet nga ana e tyre hapën kufijtë, duke pritur një numër të madh vizitorësh kryesisht nga Kosova.

Rritja e shpejtë e rasteve e për pasojë dhe të shtruarve, detyron autoritetet të hapin në fund të Tetorit spitalin e tretë. Pak javë më pas u hap edhe spitali Covid 4.

Sakaq qeveria ka deklaruar se ka paguar mbi 4 milionë dollarë për të rezervuar vendin pranë nismës COVAX të OBSH-së, për të siguruar 1.14 milion doza. Autoritetet deklarojnë se paralelisht kanë ndërmarrë dhe tratativa të tjera. “Unë dua të sjellë vaksinën këtu në fillim të vitit”, deklaroi Rama më 15 Dhjetor.

Efektet e pandemisë

Gjatë pandemisë, ndërmjet Marsit dhe Prillit, Qeveria ndërhyri me dy paketa financiare në mbështetje të bizneseve, për t’i ndihmuar ata për shkak të krizës nga pandemia.

Banka e Shqipërisë uli me 0.5 pikë përqindje normën e interesit, dhe shtyu për tre muaj shlyerjen e kredive bankare të bizneseve.

Debati politik për mbështetjen ndaj ekonomisë vazhdoi përgjatë gjithë vitit. Opozita deklaroi se do të prezantonte  në vjeshtë një plan me 5 pika, me një kosto sipas saj prej 312 milion eurosh. për t’i bërë ballë 6 muajve e ardhshëm.

Në fund të Nëntorit, Fondi Monetar vlerëson se për shkak të nivelit të lartë të Borxhit Publik paketat mbështetëse të Shqipërisë ishin me të vogla se ato të vendeve të rajonit. Ndërsa rënia ekonomike, pritet të jetë ndër më të lartat.

Reforma zgjedhore

Në debatin politik ne vend, Reforma zgjedhore ishte një nga pikat kyçe.

Nën presionin ndërkombëtar, më 14 Janar, ngrihet Këshilli politik, ku socialistët do të negociojnë me opozitën jashtëparlamentare dhe parlamentare.

Marrëveshja duartrokitet nga komuniteti ndërkombëtar, i cili do të mbikqyrë çdo hap, negociatat për Reformën Zgjedhore.

Marrëveshja mes palëve  u arrit më 5 qershor. Sipas marrëveshjes, ndryshimet Kushtetuese ofrojnë një hapje të pjesshme të listave, duke lënë sërish në duart e kryetarit të partisë peshën kryesore mbi emrat që mund të ulen në parlament.

Presidenti Meta ndërkohë caktoi  25 prillin si datë të zgjedhjeve.

Tejet aktiv në kundërshtimin e nismës së shumicës,Meta ktheu pas ndryshimet e fundit dhe i drejtohet Komisionit të Venecias për interpretim.

Gjykata Kushtetuese

Institucionet e reja të Drejtësisë nisin të marrin formë apo të plotësohen me anëtarët e tyre, ndërsa Gjykata Kushtetuese mbeti në vendnumëro përgjatë gjithë vitit.

Vetëm presioni i ndërkombëtarëve, veçanërisht e ambasadores Yuri Kim, bëri që vetëm në ditët e fundit të dhjetorit të plotësohet kuorumi me anëtarët e Gjykatës së re Kushtetuese.

Shembja e Teatrit dhe vrasja e Klodian Rashës

Dy ngjarje të veçuara lanë shenjë gjatë viti për nga reagimi i fortë që ato zgjuan. Prishja në orët e natës të godinës së Teatrit Kombëtar, dhe vrasja po natën e një të riu në Tiranë, e cila u pasua me dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Sandër Lleshajt.

Në 8 Maj qeveria miraton vendimin me të cilin ia kalon Teatrin në pronësi Bashkisë së Tiranës. Në mbrëmjen e 12 majit Këshilli Bashkiak i Tiranës kaloi vendimin për prishjen e godinës së Teatrit.

Pavarësisht dhe thirrjeve nga komuniteti ndërkombëtar, më 17 Maj, ende pa gdhirë policia ndërhyn me forcë duke nxjerrë nga mjediset ata që qëndronin brenda në mbrojtje të Teatrit.

Pak më pas fadromat rrafshuan të gjithë ndërtesën. Prishja e Teatrit solli edhe përplasje të aktivistëve dhe qytetarëve me policinë.

Reagimet ndërkombëtare për prishjen e godinës ishin kritike. Ndërkohë angazhimi i kryebashkiakut Erion Veliaj, për nisjen e ndërtimit të godinës së re që në shtator, mbeti vetëm një deklaratë.

Vrasja e Klodjan Rashës

Për disa ditë me radhë, në dhjetor, Tirana do të përjetonte protesta të dhunshme që pasuan vrasjen nga një punonjës policie, në orët e natës të 25 vjeçarit, Klodian Rrashaj, pranë banesës së tij në Tiranë.

Grupe kryesisht të rinjsh, pas vrasjes së 25-vjeçarit nga policia, sulmuan institucionet publike si dhe dëmtuan hapësirat publike.

Policia iu përgjigj protestuesve duke përdorur gazin lotsjellës.

Opozita ndërkohë bëri përgjegjëse kryeministrin. Sipas kreut të opozitës, Lulzim Bashës, “vartësi i Ramës, po të kishte patur një fije dinjitet do të kishte dhënë dorëheqje”.

Të nesërmen, i sapokthyer nga një udhëtim nga SHBA-ja, kryeministri bëri të ditur se “menjëherë pasi ka marrë njoftim për ngjarjen, Ministri i Brendshëm e ka informuar dhe i ka vënë në dispozicion dorëheqjen e tij”.

Pas vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha, nga efektivi i policisë Nevaldo Hajdaraj, në deklaratën e tij Kryeministri mori në mbrojtje Policinë, ndërsa e konsideroi vrasjen e  të riut si “një episodi të shkëputur, fatal e të dënueshëm, por pa asnjë lidhje me punën e policisë”.

Pas një jave protestash të dhunshme ndaj policisë, tubimet u shuan nga policia. Ndërkohë më 16 dhjetor kryeministri Rama njoftoi pas dorëheqjes së Sandër Lleshajt, emrin e ministrit të ri të Brendshëm, Bledi Çuçit, të cilin e prezanton personalisht.

Ndërkohë që Çuçi u vendos në postin e ri ministror, drejtimin e Ministrisë së Bujqësisë e mori Milva Ikonomi.

Dinamikat e këtij viti që po lëmë pas nuk kanë të mbaruar as në ditët e fundit të tij.

Në 29 dhjetor, edhe Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj, i ofroi dorëheqjen e tij të parevokueshme kryeministrit Rama.

Nga ana tjetër kryeministri bëri lëvizjen e tij të radhës, duke vendosur në postin e lënë bosh nga Cakaj, Olta Xhaçkaën. Rama ricikloi po ashtu Niko Peleshin, ish-zëvendëskryeministrin, të cilin e vendosi në vend të Xhaçkajt në Ministrinë e Mbrojtjes.

Etiketa: Klodian RashapandemiapermbledhjapolitikateatriViti 2020

Të lidhura

Thethi nuk gjen qetësi as ditën e diel, fadromat e IKMT vazhdojnë shembjen
Aktualitet

Prishja e ndërtimeve në Theth, “Bloomberg”: Zemërimi i Kryeministrit i fortë në veri

Agjencia amerikane Bloomberg i ka kushtuar vëmendje të veçantë zhvillimeve të fundit në Shqipëri, duke u fokusuar në aksionin për...

14:01 18/07/2025
Përjetësoi vitet ’90-91 si ‘arkeolog’ e fotograf! Dy botët e Shqipërisë në lenten e fotografit britanik
Aktualitet

Përjetësoi vitet ’90-91 si ‘arkeolog’ e fotograf! Dy botët e Shqipërisë në lenten e fotografit britanik

Kur Barry Lewis erdhi për herë të parë në Shqipëri, në vitin 1990, regjimi komunist ishte ende në fuqi dhe...

13:39 18/07/2025
Para

Vrasja e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut/ Apeli i GJKKO-së lë në burg Shullazin dhe Viktor Ymerin, në kërkim Lul Berisha!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Thethi nuk gjen qetësi as ditën e diel, fadromat e IKMT vazhdojnë shembjen

Prishja e ndërtimeve në Theth, “Bloomberg”: Zemërimi i Kryeministrit i fortë në veri

14:01 18/07/2025
Përjetësoi vitet ’90-91 si ‘arkeolog’ e fotograf! Dy botët e Shqipërisë në lenten e fotografit britanik

Përjetësoi vitet ’90-91 si ‘arkeolog’ e fotograf! Dy botët e Shqipërisë në lenten e fotografit britanik

13:39 18/07/2025
Vrasja e 23-vjeçarit nga Mati, autorët dyshohet se erdhën me 2 makina Range Rover nga Rrësheni

Vrasja e Renis Dobrës / Katër persona të dyshuar si pjesëmarrës në rrëmbim, dy vëllezër rezultojnë jashtë vendit

13:18 18/07/2025
Dy makina përplasen ‘kokë më kokë’ në aksin Tiranë-Fushë Krujë, tre persona në gjendje të rendë

Dy makina përplasen ‘kokë më kokë’ në aksin Tiranë-Fushë Krujë, tre persona në gjendje të rendë

12:56 18/07/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.