Minsitria e Shëndetësisë së Kosovës ka bërë të ditur situatën e Covid-19 në vend.
Në 24 orët e fundit situata e Covid-19 është e përkeqësuar, pasi janë shënuar 2 raste humbje jete.
Ndërkohë që për sa i përket rasteve të reja nga 5.881 testime, 427 qytetarë kanë rezultuar pozitiv. Në 24 orët e fundit janë dhënë 3.541 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.704.633 doza të vaksinës.
Deri më sot 793.574 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Ministria e Shëndetësisë së Kosovës:
13 Janar 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 3.541 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.704.633 doza të vaksinës.
Deri më sot 793.574 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 24.841 doza përforëcuese dhe 2.137 doza të treta të vaksinës COVID-19.
Nga 5.881 testime, 427 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 2 raste të vdekjes.
Sot janë shëruar 31 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.315.
Në total numri i rasteve aktive është 2.811.
Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:
https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB
Mbani maskat!
Respektoni distancën!
Mbani higjienën