Përfundon takimi mes delegacionit të PE-së dhe Bashës e Kryemadhit/ Ky është reagimi i plotë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një takim i rëndësishëm është mbyllur pasditen e sotme mes delegacionit të ardhur nga Parlamenti Evropian dhe dy nga krerët e partive opozitare, Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin.

Pas përfundimit të takimit, delegacioni i PE-së ka bërë reagimin e tij nëpërmjet një statusi në rrjetin social Twitter ku ka shkruar se ajo që u diskutua lidhej me integrimin e Shqipërisë në BE dhe me gjetjen e një zgjidhjeje për situatën politike në të cilën vendi jonë gjendet.

“Takimi i parë i delegacionit të Parlamentit Evropian @ EP_ForeignAff në #Tirana, me krerët e opozitës: duke diskutuar integrimin e Shqipërisë në BE dhe duke u angazhuar në diskutime konstruktive për të gjetur një zgjidhje për situatën aktuale politike.”- thuhet në njoftim.

Megjithatë ende nuk kemi një dalje për mediat ku të thuhet një përfundim i arritur në mbledhje dhe nëse kjo krizë e bën Shqipërinë që të humbasë pikë në qershor. Megjithatë gjithçka mbetet për t’u parë.

Shpërndaje
Share.

Komento