Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Përfundon pa konsensus mbledhja e Këshillit Politik, Opozita kërkon mendimin e OSBE/ODIHR për koalicionet, PS kundër

21:46 14/09/2020
Reading Time: 3 min lexim

Këshilli Politik u mblodh ditën e sotme në orën 18:00 për të diskutuar për detajet dhe formulën për hapjen e listave dhe koalicionet. Pas dy orësh diskutime përfaqësuesit e palëve dolën nga Këshilli pa arritur një dakordësi për hapjen e listave.

E para që doli nga mbledhja ishte Rudina Hjadari, e cila u shpreh se kishte një tjetër takim. Përpara mediave, Hajdari u shpreh se ajo tavolinë ka probleme të mëdha, pasi secili ‘ruan tepsinë e tij’. Hajdari u shpreh se propozi në tryezën e diskutimeve se ruajtja e kuotave gjinore mund të arrihet me korrektimin e listave në bazë të gjinisë. Në këtë mënyrë sipas saj ruhet përfaqësimi gjinor dhe i jepet përparësi grave që marrin më shumë vota.

“Bëra një propozim të qartë asa i përket ruajtjes së kuotës gjinore deri në 30%. Mund të përdorë listat e hapura 100% që ka të bëjë me korrektimin e listave në bazë të gjinisë. Në fund të rezultatit i japim përparësi grave që marrin më shumë vota dhe kështu ruajmë përfaqësimin gjinor. Këshilli Politik ka një problem të vetëm, Rama do të mbajë tepsinë e vet, Monën që nuk do ti ndahet Lulit dhe Luli do të mbajë vagonin e partickave. Pra shqetësimi im kryesor janë listat e hapura 100%”.

Ndërkohë përfaqësuesi i mazhorancës në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri i bëri të qartë opozitës se ndryshimet kushtetuese janë në fuqi dhe askush nuk mund të ndryshojë këtë. Ai u vendosi  afat ditën e premte partive politike që të sjellin propozimet për pragun kombëtar zgjedhort, afatet e paraqitjes së listës unike nga aleancat si dhe duhet të propozojnë mënyrën si do të kryhet akti procedurial i votimit për kandidatët në kushtet e listave të hapura duke ruajtur kuotat gjinore.

“Ndryshimet kushtetuese tashmë janë në fuqi. I doni apo nuk i doni kjo është tjetër çështje. Kemi Kushtetutën në fuqi dhe detyrimin për ta reflektuar në Kodin Zgjedhor. Ju lutem, ju ftoj që në ditët e ardhshme, deri të Premten të sillni propozimet tuaja për: 1) pragun kombëtar zgjedhor, 2) afatet e paraqitjes së listës unike nga aleancat dhe 3) si do kryhet aspekti procedurial i votimit për kandidatët në kushtet e listave të hapura duke ruajtur kuotat gjinore. Nuk duhet humbur kohë. Duhet ti japim bazën ligjore të plotë institucioneve që të përgatisin zgjedhjet.

Kërkesa juaj për të kërkuar në këtë fazë mendimin e ODIHR është e cuditshme kur jeni ju që na detyruat që të bëjmë një marrëveshje në 5 Qershor e cila binte në kundërshtim me rekomandimin kyç të ODIHR që ishte depolitizimi i administratës zgjedhore.

Nuk kemi një rekomandim për listat e hapura dhe as për ndryshimet në Kushtetutë nga ODIHR ndaj nuk kemi çfarë opinioni u kërkojmë. Unë ju them se jam i gatshëm që pasi të kemi përmbyllur produktin e reflektimit të ndryshimeve Kushtetuese në Kodin Zgjedhor, ti themi ODIHR se si e sheh. Qëndrimi juaj i sotëm synon që të mos zbatohet Kushtetuta e Shqipërisë dhe thoni,- hajde futemi në zgjedhje me një kod që bie ndesh me Kushtetutën”, ka deklaruar Gjiknuri.

Dhe të fundit që u larguan nga mbledhja e Këshillit Politik ishin  përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi dhe përfaqësuesi i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili. Të cilët kërkuan hapjen 100 % të listave dhe paprekshmërinë e koalicioneve parazgjedhore, duke mos gjetur përkrahjen e maxhorancës. Ata kërkuan ndërhyrjen e ODIHR, bazuar në marrëveshjen e 14 janarit. Referuar ultimatumit të Gjiknurit, Bylykbashi shtoi se ai ka kohë që të reflektojë dhe se gjithçka mund të mbyllet brenda pak orëve me firmosjen e tyre.

“Në mbledhjen e sotme opozita e bashkuar bëri të qartë qëndrimin e saj në lidhje me ruajtjen e koalicioneve zgjedhore, siç janë sot në Kodin Zgjedhor.Një çështje që ka funksionuar prej 17 vitesh dhe nuk ka pasur problem. Gjithashtu, u kërkua hapja 100% e listave. Ne kërkojmë që zgjedhësit të votojnë të lirë. Mazhoranca kërkon t’u heqë zgjedhësve mundësinë për lista 100% të hapura, si dhe të zgjedhin lirisht partinë që duan. Këto janë qëndrime diametralisht të kundërta. Ne për çështje që nuk kemi dakordësi kemi të drejtën t’i drejtohemi OSBE/ ODIHR”, tha Bylykbashi.

Të lidhura

Shqipëri–Serbi, barazim pa gola dhe emocione të forta: Kuqezinjtë luftuan deri në fund
Aktualitet

Shqipëri–Serbi, barazim pa gola dhe emocione të forta: Kuqezinjtë luftuan deri në fund

Shqipëria ka barazuar 0-0 ndaj Serbisë në “Air Albania”, në një ndeshje të tensionuar dhe me ritëm të lartë, në...

22:50 07/06/2025
Kombëtarja për pak njerëz: Gazetarët përjashtohen, tifozët lihen jashtë dhe tribuna vishet me kollare
Aktualitet

Kombëtarja për pak njerëz: Gazetarët përjashtohen, tifozët lihen jashtë dhe tribuna vishet me kollare

Në një nga ndeshjet më të rëndësishme të Kombëtares shqiptare, jo vetëm që tifozët e saj më besnikë janë përjashtuar...

19:40 07/06/2025
Para

Plagosi me armë zjarri babë e bir në Durrës! Arrestohet 39-vjeçari, policia sekuestron armën dhe makinën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Shqipëri–Serbi, barazim pa gola dhe emocione të forta: Kuqezinjtë luftuan deri në fund

Shqipëri–Serbi, barazim pa gola dhe emocione të forta: Kuqezinjtë luftuan deri në fund

22:50 07/06/2025
Kombëtarja për pak njerëz: Gazetarët përjashtohen, tifozët lihen jashtë dhe tribuna vishet me kollare

Kombëtarja për pak njerëz: Gazetarët përjashtohen, tifozët lihen jashtë dhe tribuna vishet me kollare

19:40 07/06/2025
Rritet numri i të infektuarve me HIV në Kosovë: 10 raste të reja vetëm në pesë muaj

Rritet numri i të infektuarve me HIV në Kosovë: 10 raste të reja vetëm në pesë muaj

17:03 07/06/2025
Rasti i dytë brenda ditës: 20-vjeçari i jep fund jetës në Pogradec

Rasti i dytë brenda ditës: 20-vjeçari i jep fund jetës në Pogradec

15:08 07/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.