Përfundon numërimi në Kosovë, Albin Kurti Kryeministri i ri i vendit

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, është kryeministri më i ri i Kosovës.

Komisioni Qëndroz i Zgjedhjeve në Kosovë, ka njoftuar, se numërimi është mbyllur përfundimisht, shkruan “Balkanweb”.

Zëdhënësi i KQZ, Valmir Elezi, është shprehur se numërimi ka përfunduar që mbrëmë, ndërsa kanë mbetur vetëm 4 zona, të cilat nuk kanë nxjerrë procesverbalin.

Në total, LëvizjaVetëvendosje ka marrrë 197.966 vota, ose e thënë ndryshe 25.79% e numrit të përgjithshëm të votuesve.

E dyta ndjek LDK me 192.300 vota ose 25.05% .

Më pas renditet Partia Demokratike e Kosovës me 162.342, ose 21.15% të votimeve.

Këto janë rezultate preliminare dhe nuk përfshijnë votat me postë dhe ato të personave me nevoja të veçanta.

Shpërndaje
Share.

Komento