Përfundon afati për ankimimet, KLP pritet t’i dërgojë Kuvendit listën me kandidatët për Kryeprokuror

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ditën e sotme ka skaduar afati i ankimimit për kandidatët për Prokuror të Përgjithshëm.

Asnjë nga kandidatët, të cilat janë Olsian Çela, Arta Marku dhe Fatjona Memçaj, nuk kanë ankimuar renditjen e KLP.

Një ditë më parë Arta Marku i kërkoi Këshillit të Lartë të Prokurorisë, formulën e vlerësimit për çdo anëtar.

Tashmë që skadoi afati, KLP pritet që t’i dërgojë listën Kuvendit.

Ky organ do të ketë 30 ditë kohë për të zgjedhur Kryeprokurorin.

Nëse votimi në Kuvend dështon, KLP zgjedh automatikisht kandidatin e listuar të parin.

KLP ka renditur të parin Olsian Çelën, i ndjekur më pas nga Arta Marku dhe në fund Fatjona Memçaj.

Shpërndaje
Share.

Komento