Përfundojnë hetimet për vrasjen në ish-Bllok, zbardhen akuzat mbi Ervin Matën, Ervis Martinajn dhe Merviol Bilon

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet për vrasjen me armë më 4 tetor 2018 në lokalin Monopol në zonën e Bllokut.

Të pandehur janë marrë komando Mervil Bilo dhe Ervin Mata, ish-i i dashuri i Elvana Gjatës, të cilët janë në arrati dhe Ervis Martinaj.

Prokuroria ka liruar Martinajn nga akuza e vrasjes me paramendim dhe do të gjykohet për faktin se ka thirrur shokët e tij me armë, për fshehje të ardhurash, falsifikim pasaporte dhe ushtrim i lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin.

Natën e krimit ai kishte me vete një pasaportë false kosovare me identitein Admir Koca.

Ervin Mata ndërkohë akuzohet për moskallëzim krimi, pasi dyshohet se ka ndihmuar komandon Mervil Bilo, i cili besohet se ka shkrepur armën, që i mori jetën Fabian Gaxhës.

Bilo akuzohet për vrasjen e Fabian Gaxhës dhe për vrasjen në tentativë të Ervis Martinajt dhe Eljon Hatos, të cilët përfunduan të plagosur.

Ervis Martinaj ndërkohë mori ditën e djeshme nga OFL kërkesën për deklarimin e pasurisë.

Fillimisht në media u përfol se shkak për sherrin midis dy grupeve ishte këngëtarja Elvana Gjata, por hetimet zbuluan se bëhej fjalë për një konflikt mes Ervin Matës dhe Eldi Dizdarit.

Ky i fundit është kushëriri i Arbër Çekajt, i cili po gjykohet për 613 kg kokainë të kapura në Maminas.

Pas çkodimit të celularit të Martinajt, u zbardhën mesazhet e tij, ku ndër to ishte edhe biseda me ish-policin e vrarë Santiago Malko, të cilit i thoshte të afrohej dhe të merrte ndonjë gjë me vete.

Shpërndaje
Share.

Komento