Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Përfshihet nga flakët vendgrumbullimi i plehrave në Kukës, tymi mbulon zonën

08:40 23/06/2025
Reading Time: 3 min lexim

Një tjetër zjarr i madh ka përfshirë fushën e mbetjeve urbane në lagjen Myq-Mamëz të Kukësit.

Flakët janë përhapur me shpejtësi, duke përfshirë një sipërfaqe të gjerë, ndërsa një re e dendur tymi ka mbuluar jo vetëm zonën përreth, por edhe vetë qytetin. Cilësia e ajrit është përkeqësuar ndjeshëm, duke rrezikuar drejtpërdrejt shëndetin e banorëve.

Zjarrfikësit janë në terren, por flakët vazhdojnë të jenë aktive dhe ende nuk janë vënë nën kontroll.

Brenda disa ditësh, ky është rasti i tretë, pas Vlorës e Lezhës, që mbetjet digjen në ambiente të hapura, duke rrezikuar jetën dhe shëndetin e qytetarëve, por edhe duke shkaktuar një ndotje të madhe të ajrit.

Pas çdo zjarri, tymi ikën, por problemet mbeten. Kukësi, si shumë qytete të tjera, është kthyer në skenën e një dështimi të përsëritur institucional. Djegia e mbetjeve nuk është thjesht një fenomen sezonal, është rezultati i një sistemi që nuk funksionon, dhe që askush nuk e merr seriozisht.

Ligji është i qartë. Ligji nr. 10 463/2011 “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve” i ngarkon njësitë vendore me përgjegjësinë për çdo aspekt të menaxhimit të mbetjeve: nga grumbullimi deri te ruajtja e sigurisë së vendgrumbullimeve.

Por në praktikë, asnjë bashki nuk ndëshkohet për zjarret që ndotin ajrin, asnjë kryetar nuk jep llogari për pasojat në shëndetin publik. Kodi Penal, që parashikon dënime deri në 7 vjet burg për raste të rrezikshme të ndotjes mjedisore, mbetet letër e pavlefshme në sirtaret e prokurorive.

Nëse këto zjarre janë të qëllimshme, kemi të bëjmë me një krim mjedisor. Nëse janë pasojë e paaftësisë, kemi të bëjmë me papërgjegjshmëri. Por në të dyja rastet, dikush duhet të hetohet. Sepse shëndeti i qytetarëve nuk është çështje teknike, por politike dhe penale.

Dhe përgjegjësia nuk është vetëm lokale. Ministria e Mjedisit është po aq bashkëfajtore, duke mos kryer detyrën për të monitoruar dhe ndërhyrë kur bashkitë dështojnë. Zjarret ndodhin çdo vit. Tymrat mbulojnë qytete të tëra. Asnjë mekanizëm nuk aktivizohet. Asnjë plan nuk zbatohet. Ministria hesht, ndërkohë që qytetarët mbyllin dritaret për të mos thithur helm.

Ky nuk është fenomen i izoluar. Në Hardhishtë të Shijakut, mbetjet digjen në mënyrë të qëllimshme, në një terren të kthyer në landfill të paligjshëm, që menaxhohet nga një kompani pa kapacitete teknike, por me bekimin e një tenderi të dyshimtë. Në Durrës, 816 tonë mbetje toksike të ardhura nga Tajlanda qëndrojnë ende të pazbardhura, të paidentifikuara dhe të pambrojtura. Ato përmbajnë plumb, zink dhe metale të rënda, një bombë mjedisore nën diell, ndërkohë që Prokuroria “pret ekspertët” dhe SPAK zgjedh të mos shohë.

Ndërkohë, zyrtarët mburren me “landfille moderne”, “qytete të gjelbra” dhe “turizëm të qëndrueshëm”, ndërsa qytetarët asfiksohen nga tymi. Në Sherishtë të Vlorës, ndërtimi i një landfilli të ri është shitur si sukses, por fusha e vjetër vazhdon të digjet dhe të ndotë ajrin. Askush nuk merr masa për mbylljen dhe dekontaminimin e saj. Sepse gjithçka është fasadë. Sepse askush nuk dënohet për asgjë.

Dhe kjo heshtje është pasuria më e madhe e një sistemi që djeg, gropos dhe përfiton. Transparenca është zero. Ndëshkimi, inekzistent.

Etiketa: kukesmbetjetzjarr

Të lidhura

Kosova ende pa Kuvend të ri, dështon tentativa e 36-të
Kosovë

Kosova ende pa Kuvend të ri, dështon tentativa e 36-të

Deputetët e Kosovës vijojnë të dështojnë të konstituojnë përbërjen e re të Kuvendit edhe katër muaj pas zgjedhjeve të 9...

12:16 23/06/2025
Forcat izraelite sulmojnë centralin bërthamor Fordow në Iran
Bota

Forcat izraelite sulmojnë centralin bërthamor Fordow në Iran

Iranit i është goditur përsëri objekti bërthamor në Fordow, këtë herë nga një sulm izraelit. Impianti, i ndërtuar brenda një...

11:54 23/06/2025
Para
Kosovë, sot përpjekja e 35-të për konstituimin e Kuvendit

Sot seanca e 36-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Kosova ende pa Kuvend të ri, dështon tentativa e 36-të

Kosova ende pa Kuvend të ri, dështon tentativa e 36-të

12:16 23/06/2025
Forcat izraelite sulmojnë centralin bërthamor Fordow në Iran

Forcat izraelite sulmojnë centralin bërthamor Fordow në Iran

11:54 23/06/2025
Parada e shqiptarëve në New York, kryebashkiaku Adams: Mezi pres të vij në Shqipëri

Parada e shqiptarëve në New York, kryebashkiaku Adams: Mezi pres të vij në Shqipëri

11:27 23/06/2025
657 viktima në Iran nga sulmet izraelite, IDF: Objektiv infrastruktura ushtarake

Izraeli në alarm, Irani ndërmerr një valë të re sulmi masiv me raketa

11:01 23/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.