Kati i 2-të i një pallati në Elbasan është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm.
Fillimisht zjarri ka nisur në ambientet e kuzhinës dhe më pas është përhapur në ambientet e tjera të apartamentit.
Më pas flakët kanë edhe dalë jashtë dritareve dhe ballkonit të apartamentit.
Në vendngjarje kanë shkuar mjetet dhe punonjësit e shërbimit zjarrfikës, ndërsa dyshohet se zjarri është shkaktuar nga rrjedhja e gazit.