Skip to content
Të Gjitha

Përfshihet nga flakët makina në Tiranë, e parkuar në mes të pallateve

· 1 min lexim

Një makinë është përfshirë nga flakët disa minuta më parë.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e “Ali Demit” në kryeqytet.

Paraprakisht bëhet me dije se makina ka qenë e parkuar në një zonë të rrethuar me pallate.

Fatmirësisht, nuk ka të lënduar.

Nga ana tjetër, zjarrfikësja dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje, ku po hetojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.