Një zjarr ka rënë në fabrikën e çantave të kartonit në Gjirokastër, e si pasojë punëtorët kanë dalur të frikësuar me urgjencë jashtë.
Bëhet me dije se pas rënies së zjarrit të gjithë punëtorët e fabrikës janë evakuuar.
Nga flakë është përfshirë edhe kati i parë i fabrikës, e cila ndodhet në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavijë.
Dyshohet se zjarri ka ndodhur nga një shkëndijë elektrike e cila është shpërndarë në të gjithë katin.