Skip to content
Aktualitet

Përfshihet nga flakët fabrika e çantave në Gjirokastër, evakuuohen punëtorët (DETAJE)

· 1 min lexim

Një zjarr ka rënë në fabrikën e çantave të kartonit në Gjirokastër, e si pasojë punëtorët kanë dalur të frikësuar me urgjencë jashtë.

Bëhet me dije se pas rënies së zjarrit të gjithë punëtorët e fabrikës janë evakuuar.

Nga flakë është përfshirë edhe kati i parë i fabrikës, e cila ndodhet në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavijë.

Dyshohet se zjarri ka ndodhur nga një shkëndijë elektrike e cila është shpërndarë në të gjithë katin.