Përfshihet nga flakët banesa dykatëshe në Vlorë, policia në vendngjarje

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një ngjarje e cila mund të kishte përfunduar në tragjedi ka ndodhur ditën e sotme në Vlorë, ku një shtëpi dykatëshe është përfshirë nga flakët.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotën në lagjen “Lirim”, pranë Bashkisë Vlorë dhe deri më tani nuk raportohet për përsona të lënduar.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe është duke punuar për zbardhjen e plotë të ngjarjes edhe pse deri më tani nuk kanë asnjë dyshim rreth shkakut që mund të ketë çuar deri në përfshirjen në flakë të banesës.

Zjarrfikësja është në vendngjarje dhe ka mundur që të vendosë nën kontroll flakët edhe pse dëmet materiale të shkaktuara janë të shumta.

Shpërndaje
Share.

Komento