Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Përdorimi i gazit lotsjellës dhe dëmi që sjell te të sëmurët me Covid/ A do të mbajë përgjegjësi Ardi Veliu tani që mbeti pa ministër?

16:28 12/12/2020
Reading Time: 5 min lexim

U bënë tre ditë që Tirana në mbrëmje zbardhet si në një mjegull nga gazi lotsjellës, i hedhur pa asnjë kriter nga Policia e Shtetit, që orvatet të shpërndajë me çdo mjet turmat që sa vijnë e shtohen, por bëhen edhe më të zemëruara.

Forcat e rendit janë urdhëruar që ta hedhin gazin e fortë në mënyrë të pakursyer, si mjeti i vetëm që i ndihmon ata të bëjnë një ç’orientim të tubimeve që po godasin jo më në një pikë kryeqytetin.

Por në një kohë që uniformat blu janë pajisur të gjitha tashmë me maska kundërgaz, problemin me gazin nuk e kanë vetëm protestuesit, por edhe mijëra qytetarët në rrugët dhe lagjet e të cilëve po zhvillohet me intensitet guerilja urbane.

Duke hedhur me sasi të madhe bomba me gaz lotsjellës Policia e Shtetit e urdhëruar direkt nga Drejtori i Përgjithshëm Ardi Veliu, duhet të mbajë një përgjegjësi direkte edhe për helmimin që po u shkakton direkt ose indirekt mijëra qytetarëve në Tiranë, fëmijëve, foshnjave, si dhe atyre që janë të sëmurë në këtë kohë pandemie.

Pikërisht për këtë të fundit do t’u flasim, pasi gazi lotsjellës është cilësuar nga konventat ushtarake dhe ato mjekësore si një helm me pasoja të rënda që nuk lejohet të përdoret më as në luftë.

Na mbroni, mos na vrisni...!”, kosha të kthyer përmbys e në flakë, tabela të  rrëzuara, të rinj që shoqërohen. Tirana në kaos për 3 orë nga protesta  (FOTO) - Balkanweb.com - News24

 

Pasojat që sjell gazi lotsjellës te të sëmurët

Të gjithë e kemi të qartë se në këto ditë kur pandemia e koronavirusit është përhapur me shumë intensitet në vendin tonë në atë që është konsideruar zyrtarisht si vala e dytë e saj, Tirana është edhe epiqendra kryesore e infektimeve.

Por po ashtu dimë edhe se kjo është një sëmundje virale që godet më së pari rrugët respiratore, pra mushkëritë dhe enët e gjakut, dhe të sëmurët e prekur nga ky virus, si fillim preken nga vështirësia në frymëmarrje.

Mjekët dhe udhëzimet më të fundit të dhëna nga OBSh-ja rekomandojnë ajrosjen disa herë në ditë për të paktën nga 15 minuta të shtëpive, ambienteve të punës, biznesit, apo edhe të atyre që janë në pavionet e spitaleve.

Por kur në Tiranë mbi të gjitha duhet një ajër i pastër i cili mungon prej ndotjes së lartë nga automjetet dhe mospastrimi i qytetit, këtyre faktorëve dëmtues për të sëmurët me koronavirus u shtohet edhe hedhja e gazit lotsjellës.

Sipas një mjeku pneumolog nga Tirana, me iniciale L.B., që ka deklarua për “Iconstyle.al”: “hedhja e gazit lotsjellës në shumë prej zonave të banuara të kryeqytetit, në brendësi të lagjeve dhe nëpër rrugët më të populluara, vështirëson frymëmarrjen për njerëzit normal dhe jo më për ata që vuajnë nga rrugët e traktit respirator (mushkëritë), ose për ata që marrin frymë me bombola oksigjeni”.

Nuk duhet të harrojmë as faktin se në Tiranë janë të shumtë të sëmurët me koronavirus që kurohen nëpër shtëpi, duke i kthyer këto të fundit në mini-spitale me serume dhe bombola oksigjeni.

Sipas mjekut, gazi lotsjellës rëndon situatën e tyre pasi ai futet me shpejtësi në rrugët e frymëmarrjes dhe shkakton spazma në mushkëri, por për një person që ka edhe Covid dhe merr frymë me oksigjen ai mund të sjellë edhe një situatë fatale.

Protesta / Qytetarët e revoltuar i drejtohen Kuvendit | Gazeta Telegraf

Gazi lotsjellës i dëmshëm për foshnjat dhe shtatzënat

Sipas një studimi të bërë në SHBA mbi përdorimet e gazeve nervin mbi popullatën civile, del se në radhë të parë këto lloj gazesh ku hyn edhe gazi lotsjellës i përdorur nga policia, dëmton para së gjithash foshnjat e porsalindura ose gratë shtatzëna.

Studimi thotë se këto gaze krijojnë probleme madhore te aparati i frymëmarrjes për foshnjat dhe te enët e gjakut, ku për këtë studimi përmend edhe shembujt e përdorimit të gazeve kimik nga ushtria e Asadit në Siri gjatë konfliktit aty.

Sipas studimit, foshnjat ishin të parët që gjenin vdekjen nga këto gaze, në një kohë që të rritur edhe mund të mbijetonin, për shkak të mushkërive më të zhvilluara.

Po ashtu studimi ngre shqetësimin se gazi lotsjellës dëmton jashtëzakonisht fetuset e grave shtatzëna, duke çuar deri në dështim të lindjeve apo edhe humbje jete të grave nën shtatzëni.

Protesta për Klodian Rashën në Tiranë – policia shoqëroi mbi 100 protestues  të moshës nën 20 vjeç

Ndalimi i përdorimit të gazit lotsjellës

Nëse Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, ai i SHÇBA-së, Muhamet Rrumbullaku,  apo ai i Policisë së Tiranës, Rabani Japupi,  do e hidhte gazin lotsjellës në një betejë, sipas Konventës së Armëve Kimike të Bazelit e vitit 1993, ata duhet të arrestoheshin për krime lufte, apo për asgjësim masiv të individëve nga përdorimi i elementëve kimik të ndaluar.

Që kur gazi lotsjellës nisi të përdorej në Luftën e Parë Botërore  bashkë me gazin helmues “Sarin”, për të nxjerrë ushtarët nga transhetë dhe deri ditën e sotme, ka pasur një përpjekje për të fshehur natyrën e vërtetë të kësaj lënde kimike. Disa herë madje nuk përdoret fjala ‘gaz’, por ‘tymuese’.

Njerëzit e kanë humbur ndjeshmërinë kaq shumë në këtë pikë, sa harrojnë se bëhet fjalë për një armë kimike.

Që kur gazi u përdor nga Hitleri, studim pas studimi tregojnë se, dëmi më i madh i tij nuk është ai në terma afatshkurtër.

Sipas studiueses Anna Feigenbaum, e cila ka bërë një libër me të dhëna të detajuara për gazin lotsjellës, kjo lëndë kimike po provohet që sjell dëme të rënda në shëndet, duke nisur që nga problemet me zemrën pasi sjell aritmi të fortë, e deri tek rreziku i shtuar ndjeshëm për sëmundjet e kancerit.

Jo vetëm kaq, por Anna Feigenbaum, e quan gazin lotsjellës si agjent në shtypjen e proceseve demokratike. Feigenbaum thotë se, “gazi lotsjellës i bën dëm demokracisë si proces”.

/Burimi: Iconstyle.al/GazetaReforma.com/

Etiketa: gazlotsjellëspërgjegjësipolicia

Të lidhura

Zgjedhjet e 11 Majit/ Ja 10 kandidatët më të votuar nga listat e hapura
Aktualitet

Zgjedhjet e 11 Majit/ Ja 10 kandidatët më të votuar nga listat e hapura

Ndërsa procesi i numërimit po shkon drejt fundit, janë publikuar të dhënat paraprake për 10 kandidatët më të votuar nga...

19:54 15/05/2025
Mbi 62 të vrarë nga sulmet, banorët po vdesin nga uria në Gaza
Aktualitet

Mbi 62 të vrarë nga sulmet, banorët po vdesin nga uria në Gaza

Të paktën 62 persona humbën jetën në Rripin e Gazës si pasojë e një vale të re sulmesh ajrore izraelite...

19:34 15/05/2025
Para

Sot protesta e katërt për vrasjen e Klodian Rashës, policia nxjerr topat me ujë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Zgjedhjet e 11 Majit/ Ja 10 kandidatët më të votuar nga listat e hapura

Zgjedhjet e 11 Majit/ Ja 10 kandidatët më të votuar nga listat e hapura

19:54 15/05/2025
Mbi 62 të vrarë nga sulmet, banorët po vdesin nga uria në Gaza

Mbi 62 të vrarë nga sulmet, banorët po vdesin nga uria në Gaza

19:34 15/05/2025
Votat e diasporës, mbërrin ngarkesa e fundit me fletët e votimit në Parkun Olimpik

Votat nga Greqia, ja kur vendos KQZ për numërimin dhe vlerësimin

19:16 15/05/2025
“Kërkova qetësi, u godita,” flet kryetari i KZAZ 30 pas incidentit

“Kërkova qetësi, u godita,” flet kryetari i KZAZ 30 pas incidentit

18:53 15/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.