Përdhunoi gjyshen, zbulohet identiteti i 36 vjeçarit nga Lushnja

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fashtin Grabian të Divjakës, ku një 36 vjeçar ka dhunuar dhe përdhunuar gjyshen 89 vjeçare.
Autoritetet policore kanë bërë me dije se i riu është arrestuar mbrëmjen e djeshme në ambientet e shtëpisë së tij, ku ka ndodhur dhe ngjarja.
Gjithashtu është instancat policore kanë zbuluar dhe identitetin e agresorit. Bëhet fjalë për Saimir Meçanin, mbi të cilin ka dhe akuza të tjera përdhunimesh me persona të së njëjtës gjini.

Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë, arrestuan në flagrancë shtetasin S. M., 36 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se në fshatin Grabian, Divjakë, në banesën e gjyshes së tij, shtetases H. K., 89 vjeçe, ka dhunuar dhe kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me këtë shtetase.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për tu mbrojtur”.
Lidhur me këtë akt të rëndë, ka reaguar edhe djali i viktimës 89 vjeçare. Ai tregon se djalin e ka nga martesa e parë dhe se për ngjarjen kishte marrë vesh nga e ëma e tij. Sipas të moshuarës fillimisht nipi e kishte goditur me grushta dhe më pas situata agravoi deri në përdhunim.
Ky është djali im me martesën e parë. Nëna po bën serumin tani. Më ka treguar se çfarë ndodhi. Më ka rrahur me grushte, më ka zhveshur lakuriq dhe më ka përdhunuar tha nëna. Tani çështja është në dorë të shtetit”, tha Meçani. /Gazetareforma.com/

Shpërndaje
Share.

Komento