Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

“Përballë kisha një qafir të maskuar”, Nano kapet sërish me Elvis Naçin, e akuzon se ka mohuar vargjet e Kuranit

11:42 26/10/2019
Reading Time: 3 min lexim

Pak ditë më parë, analisti Mustafa Nano, sulmoi imamin Elvis Naçi, duke e quajtur të shtirur.

Sipas tij, gjesti i Naçit, i cili qan pas një ligjërimi është falsitet dhe fjalët e përdorura ngjajnë me një hartim të klasës së pestë.

Reagimi i analistit bëri shumë zhurmë në opinionin publik, ndërsa shumë njerëz iu kundërvunë për fjalët, duke thënë se po e bën për vëmendje.

Mirëpo Nano nuk e ka lënë me kaq dhe është marrë sërish me imamin.

Analisti i është rikthyer një debati televiz që ka pasur me Naçin.

Nano thotë se imami i ka mohuar ato që shkruhen në Kuran, ndërsa e quan edhe hipokrit.

Më tej analisti ka shtuar, se në Shqipëri është i nevojshëm një debat, pasi natyra e fesë në vendin tonë nuk është një avantazh.

Monologu i plotë:

Nuk e prisja që reagimi im i fundit të kishte atë reagim dhe kishte disa që më thanë: “Nuk ke pse merresh me Elvisin që është imam modern”.

Këta lënë të kuptohet se shyqyr që kemi këtë që vishet alla frënga, që flet për atdheun, që është shqiptar për shqiptarët, që nuk thotë allahu po thotë zoti, e që distancohet nga Islami radikal. Në fakt, këta njerëz nuk e kanë keq. Mirëpo, unë kam një problem: nuk e duroj dot hipokrizinë. Sepse me hipokritët (munafikë quhen në kuran hipokritët) nuk ke se çfarë të bisedosh. Unë dua të debatoj, dhe me ata nuk debaton dot, pasi ata e fshehin veten. Ata të rrëshqasin. Ata të përvidhen. Unë e kam më të lehtë, e me më shumë kënaqësi, të debatoj me Shefqet Krasniqin, apo edhe me Armand Aliun (të cilët, në të vërtetë, nuk i ka lënë mendja vijnë në studio), sesa me Elvis Naçin. Kam qenë me këtë të fundit në një debat televiziv, ku ky më la pa gojë me guximin për të mos u dalë zot frazave kuranike. Unë thoja që në Kuran thuhet se gruaja është një shkallë më poshtë se burri, ai thoshte jo, kjo nuk është e vërtetë, kurani nuk e thotë këtë. Unë thoja se në Kuran thuhet që myslimanët nuk duhet të bëhen miq me të krishterët, e ai po njësoj thoshte jo, nuk është e vërtetë. Dhe kështu mua m’u duk se përballë nuk kisha një mysliman, por një qafir të maskuar. Le ta themi copë: Myslimanët e vërtetë janë të tjerët, janë ata që zotit i thonë allah e jo ata që allahut i thonë zot. Dhe unë dua të flas me myslimanët e vërtetë. Është e sigurtë që me ta nuk do të bie fare dakord, por të paktën do ketë kuptim debati. Dhe unë dua të debatoj. Ne duhet të debatojmë. Duhet të shkëmbejmë e ballafaqojmë ide, qoftë edhe me rrezikun se mund të fyejmë njëri tjetrin. Është më mirë ta fyejmë njëri tjetrin (pa e pasur këtë si qëllim, kuptohet), sesa të mos i themi gjërat që mendojmë.

Ne kemi një problem si komb. Ky problem është natyra shumë fetare e jonë. Duhet ta fusim mirë në kokë që ky është një problem. Nuk është një avantazh. Duhet ta fusim mirë në kokë që ka fërkime, mllefosje, animozitete brenda nesh për këtë shkak. Dhe ky problem nuk zgjidhet duke e injoruar problemin. As duke injoruar problemet që lidhen me problemin. Sëmundja nuk shërohet duke e fshehur. Sëmundja shërohet duke e njohur sëmundjen, duke folur për të, e duke provuar kura të ndryshme.

Në rastin tonë kura më e mirë është debati. Debati i plotë, i ditëpërditshëm, pa tabura, pa doreza, pa rezerva, pa sjellje ndysëkëqija e paternaliste, duke e duruar njëri tjetrin, duke ia pranuar njëri tjetrit edhe fyerjet e lëndimet.

Është kjo që bëhet në botën e qytetëruar, ku ky problem është edhe më i vështirë për t’u zgjidhur.

Debat, debat, debat. Kjo është receta.

Lexoni më shumë këtu.

Etiketa: debatelvis nacinano

Të lidhura

Dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari që vrau vajzën dhe fqinjin në Itali
Aktualitet

Dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari që vrau vajzën dhe fqinjin në Itali

Gjykata e Krimeve të Rënda të Foggias dënoi me burgim të përjetshëm 47-vjeçarin shqiptar, Taulant Malaj, për vrasjen e vajzës...

22:06 27/06/2025
Zbulim historik në liqenin e Ohrit/ Vendbanimi më i vjetër në Europë gjendet në Shqipëri
Aktualitet

Zbulim historik në liqenin e Ohrit/ Vendbanimi më i vjetër në Europë gjendet në Shqipëri

Një zbulim i jashtëzakonshëm që pritet të ndikojë në rishkrimin e historisë arkeologjike të Europës është bërë në brigjet shqiptare...

18:57 27/06/2025
Para

Goditën me shkop bejsbolli dhe vranë pronarin e lavazhit, ekstradohet nga Italia njëri prej autorëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari që vrau vajzën dhe fqinjin në Itali

Dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari që vrau vajzën dhe fqinjin në Itali

22:06 27/06/2025
Zbulim historik në liqenin e Ohrit/ Vendbanimi më i vjetër në Europë gjendet në Shqipëri

Zbulim historik në liqenin e Ohrit/ Vendbanimi më i vjetër në Europë gjendet në Shqipëri

18:57 27/06/2025
Elbasan/ Tentoi të vrasë 26-vjeçarin, arrestohet autori

Shpërthen bombola e gazit në Ishull Shëngjin, plagoset një grua

18:32 27/06/2025
Vatër e re e murtajës së bagëtive në Libohovë

Vatër e re e murtajës së bagëtive në Libohovë

18:22 27/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.