Për herë të fundit telefonoi të atin, zbardhen detaje nga vrasja e të riut në Fier

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një ngjarje e rëndë ndodhi mëngjesin e djeshëm në fshatin Sulaj të Fierit. Një 23-vjeçar nga Tropoja u gjet i pajetë në vendin e quajtur  “Kthesa e Hamilit” në fshatin Sulaj të Fierit.

I riu është identifikuar si Florian Selimi. Mësohet se viktima ishte nga Tropoja dhe kishte ardhur vitet e fundit në fshatin Sulaj të Fierit.

Ditën e sotme policia ka njoftuar se ka arrestuar dy autorët e krimit që tronditi dje Fierin. Policisë, autorët janë K.M., 20 vjeç dhe S.S., 26 vjeç, të dy banues në fshatin Sulaj. I riu kishte plagë në fyt që ishin shkaktuar nga thika, ndërkohë që afër trupit të tij, u gjet edhe makina me kofando të hapur dhe rrotë të hequr.

Sipas të dhënave nga policia, i riu kishte ndaluar anash rrugës për të riparuar një defekt për makinën e tij.

Sipas “FaxWeb”, në këto momente i riu kishte telefonuar të atin, për t’i kërkuar ndihmë. Policia ende nuk ka bërë zbardhjen e plotë të ngjarjes, sesi ka nisur konflikti midis 3 të rinjve.

Kujtojmë se trupi i të riut u gjet nga banorët e Sulajt mëngjesin e djeshëm në një kanal, i vrarë me thikë.

Pranë trupit të të riut u gjet dhe makina e tij, me një gomë të hequr dhe kafano të hapur, ndërsa ende nuk dihet dinamika e plotë e ngjarjes së rëndë.

Shpërndaje
Share.

Komento