Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

PD zbulon vendimet e miratuara për landfillet, ja cilët qëndrojnë pas aferës 400 mln euro

18:16 10/11/2021
Reading Time: 2 min lexim

Kontratat për landfillet dhe tre incineratorët e mbetjeve janë miratuar me emergjencë dhe brenda një dite nga ministritë. PD ka kërkuar 12 përgjigje për marrëveshjet e nënshkruara, duke akuzuar me emra se cilët qëndrojnë pas aferës 400 milionë euroshe.

Parlamenti i ka kërkuar ministrive, bankave të nivelit të dytë, KLSH por dhe tre bashkive informacion të plotë mbi koncesionet e inceneratorëve.

Në Komisionin Hetimor opozita e konsideroi procedurën si aferën e shekullit që u merr shqiptarëve 400 milionë eurove.

Për kontratën e Elbasanit deputeti Luçiano Boçi renditi disa nga faktet që zbulojnë sipas tij shkeljen.

“Po në atë ditë vlerësohet, po në atë ditë merr aprovimin dhe kontrata e cila qarkullon brenda 8 orarëshit të datës 16 në katër ministri dhe firmoset në të njëjtën datë nga Stela Gugllaja dhe Ministri Mjedisit, zoti Koka”.         

Sipas tij edhe shpallja e kompanisë fituese tregon shkeljen.

“Me 16 Dhjetor 2014 kompania e Arben Ahmetajt u shpall fituese.Koha për ankimin u caktua brenda datës 16.Koha për shqyrtim ankese u mbyll brenda datës 16.Dërgimi i draftit për mendim në ministritë e tjera brenda datës 16. Kështu kompania e drejtuar nga Stela Gugallja me një projekt të Klodian Zotos do të fitonte koncesionin e inceneratorëve për qytetin e Elbasanit. Vlera e tij 21 mln euro me një procedurë tërësisht jo korrekte, jo transparente dhe të mbushur me një nxitim që e bën fajtore ministrinë e mjedisit dhe gjithashtu edhe individë të tjerë”.   

Në Tiranë Belind Këlliçi solli në vëmendje ngjarjen tragjike të vdekjes së Ardit Gjoklajt.

“Pas vjedhjes se inceneratorit të Elbasanit dhe inceneratorit të Fierit prej 50 mln euro, vjen momenti që vijmë tek skena e krimit që është landfill I Sharrës në Tiranë ku historia nis në fakt në 7 gusht, se këtu nuk kemi media ne. Sa herë flasim për Ardit Gjoklajn nuk ka media prezente. Në 7 gusht të vitit 2016 ky i ri minoren punonte në landfillin e Sharrës i pasiguruar, në të zezë dhe humbet jetën në mënyrë tragjike”. 

Afera, shprehet Këlliçi, vazhdon dhe me propozimin e inceneratorit të Tiranës.

“Kanë marrë para në inceneratorin e Elbasanit, kanë marrë para në inceneratorin e Fierit dhe shfaqen sërish së bashku me Ernesto Granelli, italianin e famshëm të inceneratorëve në skemën e inceneratorit të Tiranës”. 

Madje Këlliçi solli në vëmendje lidhjen mes tre incineratorëve.

“Kompania si në rastet e tjera kishte një kapital themeltar prej 100 mijë lekësh dhe administrohej nga Klodian Zoto që njëkohësisht administron dy kompanitë e tjera të lidhura me inceneratorin e Fierit dhe të Elbasanit. Edhe këtu pavarësisht se në rastin e inceneratorit të Tiranës ka një përmirësim në procedura, në mënyrën se si janë vjedhur paratë me procedurë. Sepse në rastin e Elbasanit është flagrante, në rastin e Fierit gjithashtu flagrante. Në rastin e Tiranës nuk ka patur faj i ndjeri Pjetër Arbnori kur thonte se nuk janë socialistë por janë specialistë. Vjedhja sigurisht është ngritur në një stad tjeter. Por kjo kompani themelohet në 31 gusht 2017 dhe fiton po atë ditë kontratën 128 mln euro”. 

Në fund të debateve kryetarja e Komisionit, Jorida Tabaku, deklaroi se janë 12 pyetje që kërkojnë përgjigje për kontratat e nënshkruara me urgjencë. Burimi:Oranews

Të lidhura

Operacioni “USDT-1”/ Arrestohen 17 persona në Tiranë dhe Shkodër
Aktualitet

Mashtrim nëpërmjet Call Center-ave, gjashtë të arrestuar në Tiranë

Policia e Shtetit ka finalizuar një tjetër fazë të operacionit ndërkombëtar të koduar “Platforma”, i cili ka si qëllim goditjen...

11:37 14/05/2025
Zgjedhjet e dyshimta i japin fitoren Edi Ramës, çfarë shkruan media austriake
Kryesore

Zgjedhjet e dyshimta i japin fitoren Edi Ramës, çfarë shkruan media austriake

Gazeta prestigjioze austriake Der Standard ka raportuar mbi zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, duke vendosur theks të veçantë mbi legjitimitetin e...

11:26 14/05/2025
Para
Covid-19, KE: Miratohet kontrata për sigurimin e një vaksine të re

Covid-19, KE: Miratohet kontrata për sigurimin e një vaksine të re

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Operacioni “USDT-1”/ Arrestohen 17 persona në Tiranë dhe Shkodër

Mashtrim nëpërmjet Call Center-ave, gjashtë të arrestuar në Tiranë

11:37 14/05/2025
Zgjedhjet e dyshimta i japin fitoren Edi Ramës, çfarë shkruan media austriake

Zgjedhjet e dyshimta i japin fitoren Edi Ramës, çfarë shkruan media austriake

11:26 14/05/2025
GJKKO vendos për babanë e kandidates së PSD, akuza

GJKKO vendos për babanë e kandidates së PSD, akuza

11:11 14/05/2025
Lajm i fundit\ Dy të vrarë në Roskovec

Aksident tragjik te “Shkalla e Tujanit”, trupat e dy të rinjve përfundojnë në lumë

10:54 14/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.