Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

PD kundër Ministrisë së Arsimit: Diskriminohen mijëra studentë të diplomuar në mësuesi

12:59 19/02/2023
Reading Time: 2 min lexim

Ditën e sotme Partia Demokratike ka denoncuar ministrinë e Arsimit për nismën për të zgjedhur degën e Mësuesisë. Në një reagim për mediat, drejtuesja e Departamentit të Arsimit të Lartë, Lili Sula, theksoi se qeveria ka nisur fushatën për zgjedhjet, ndërsa shton se me këtë nismë diskriminohen mijëra studentë të diplomuar në mësuesi që sipas saj nuk janë punësuar ende.

DEKLARATA E PLOTË:

Zonja Kushi na dha një lajm të keq për të gjithë studentët që po ndjekin degë të mësuesisë, për të gjithë ata që kanë kryer pesë ose shtatë vjet studime universitare për të ushtruar profesionin e mësuesit, për të gjithë pedagogët e angazhuar në fakultete e cikle studimesh profesionale, si edhe për prindërit që kanë fëmijët në arsimin parauniversitar. Sipas zonjës Kushi, të gjithë ata që janë diplomuar në fusha të afërta ose të ndryshme nga mësuesia, si: ekonomi, inxhinieri, arte, gjuhësi, përkthim dhe dëshirojnë të ushtrojnë profesionin e mësuesit, do t`u plotësohet kjo dëshirë, pasi të kenë kryer formimin e nevojshëm psiko-pedagogjik, që do të mundësohet nga fakultetet e edukimit. Zonja Kushi, a besoni vallë, vërtet se ushtrimi i profesionit të formimit të brezave është thjesht çështje dëshire?

A nuk jeni në kundërshtim të akteve të mëparshme ligjore, që detyrojnë studentët se për të ushtruar profesionin e mësuesit, duhet të diplomohen në ciklin e dytë të studimeve Master në mësuesi, të kryejnë stazh dhe më pas provimin e licensimit?

Zonja Kushi, nëse ju dhe kreu juaj e keni konceptuar arsimin si forcë numerike në fushata zgjedhore, a thua vërtet shqiptarët nuk e kuptojnë se po përdorni dy standarde, duke diskriminuar qindra e mijëra studentë të diplomuar në mësuesi, që për shkak të mosaktivizimit partiak, ende nuk janë punësuar!
Objektivi juaj primar, i ministrisë se arsimit dhe i kësaj qeverie nuk është interesi i nxënësit, as ai i mësuesit, të cilin vijoni të artikuloni në ligjërim bosh, por interesi partiak për t`i përdorur ato në fushatë zgjedhore.
Ofertës sezonale të zonjës Kushi nën dogmën: kush dëshiron të bëhet edhe mësues – tashmë kur na ndajnë me pak se tre muaj nga zgjedhjet – po i përgjigjem vetëm përmes dy reagimeve publike që vijnë nga studente të shkëlqyera, të cilat, edhe pse prej vitesh presin të ushtrojnë profesionin, nuk u është dhënë e drejta.
Njëra shpreh indinjatë për kaosin në sistemin arsimor, i cili ka lënë në rrugë e pa punë studentët më të mirë, ndërsa tjetra shprehet se: “Pas bachelorit, kreva shkëlqyer masterin shkencor, por nuk m`u dha e drejta të punoj si mësuese, sepse do duhej të kryeja masterin për mësuesi dhe tani, që po përfundoj dhe atë të mësuesisë – pas tetë vitesh studimesh universitare – ministrja p֝ërmbysi gjithçka me ofertën: Kush ka dëshirë të bëhet mësues.

Zonja Kushi, Askush nuk e beson më dogmën tuaj, aq më tepër kur synoni të nëpërkëmbni dhe përdorni figurën më fisnike ndër gjithë profesionet – atë të mësuesit.

Të lidhura

Parlamenti Europian miraton Raportin 2023-2024 për Shqipërinë
Aktualitet

Parlamenti Europian miraton Raportin 2023-2024 për Shqipërinë

Komisioni i Marrëdhënieve me Jashtë i Parlamentit Europian ka miratuar në seancë plenare në Strasburg raportin për progresin e Shqipërisë...

13:27 09/07/2025
Pas 11 ditësh kërkimesh, 70-vjeçari gjendet i pajetë në lumin Devoll
Aktualitet

Pas 11 ditësh kërkimesh, 70-vjeçari gjendet i pajetë në lumin Devoll

Pas më shumë se dhjetë ditësh kërkimesh, 70-vjeçari Jashar Spaho, i shpallur i zhdukur që prej 28 qershorit, është gjetur...

13:06 09/07/2025
Para
Përshkallëzohet protesta/ E moshuara nuk largohet nga rruga e Rinasit: Do çohem kur të vijë Tonin Vocaj

Përshkallëzohet protesta/ E moshuara nuk largohet nga rruga e Rinasit: Do çohem kur të vijë Tonin Vocaj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Parlamenti Europian miraton Raportin 2023-2024 për Shqipërinë

Parlamenti Europian miraton Raportin 2023-2024 për Shqipërinë

13:27 09/07/2025
Pas 11 ditësh kërkimesh, 70-vjeçari gjendet i pajetë në lumin Devoll

Pas 11 ditësh kërkimesh, 70-vjeçari gjendet i pajetë në lumin Devoll

13:06 09/07/2025
Lirimi i hapësirave publike në Laç, tregtarët ambulantë protestë para bashkisë

Lirimi i hapësirave publike në Laç, tregtarët ambulantë protestë para bashkisë

12:41 09/07/2025
Dështoi sërish konstituimi i Kuvendit të Kosovës

Dështon edhe përpjekja e 44-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

12:23 09/07/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.