Partia Demokratike i ka kërkuar Prokurorisë, të verifikojë të kaluarën e kryebashkiakut të Mallakastrës, Qerim Ismailaj.
Sipas Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi, Ismailaj ka qenë i dënuar në Greqi.
Në periudhën 1999-2000 ndaj tij është marra masa e dënimit dhe dëbimit nga autoritetet greke.
Në shkresën e PD, thuhet se Ismailaj ka gënjyer në formularin e dekriminalizimit, duke u përgjigjur, se nuk është dënuar asnjëherë.
Mbrëmjen e sotme, Ismailaj ka publikuar list-pagesat për vitet 1999-2000, në të cilat Partia Demokratike e akuzon se ka qenë i dënuar në Greqi, gjë që e ka fshehur në formularin e dekriminalizimit.
Përmes një postimi në Facebook, Ismailaj mohon akuzat dhe shkruan se nuk është arrestuar apo ndaluar asnjëherë nga policia greke.
Lidhur me datën 25 shkurt 2000, Ismailaj shprehet se ka qenë duke në punë si mësues në shkollën 8-vjeçare “I.Shehu”, Corrush.
Reagimi i plotë
“Do te doja qe nepermjet ketij statusi te ndaja me ju nje prononcim lidhur me deklaratat e bere sot nga Partia Demokratike lidhur me emrin tim dhe te kaluaren time:
1- Dua te theksoj se gjithcka kam deklaruar ne formularin e dekriminalizimit eshte e vertete.
2- Po ritheksoj dhe njehere se per periudhat qe kam punuar si emigrant ekonomik ne Greqi nuk jam arrestuar apo ndaluar asnjehere nga policia greke per cfardo arsye ligjore.
3- Lidhur me pyetjen se cfare me kujton 25 shkurti 2000, ju bej me dije se me kujton nje dite normale pune si mesues ne shkollen 8-vjecare “I.Shehu”, Corrush.
Bashkangjitur list pagesat per kete periudhe.
Se fundi per te gjithe ata qe nuk me njohin (pasi ata qe me njohin e dine mire), se nuk jam marre asnjehere me veprimtari te jashteligjshme si dhe jam totalisht i qete ne ushtrimin e detyres qe me kane besuar qytetaret mallakastriote pasi nuk kam mbi vete epitetet e hajdudit, trafikantit te qenieve njerezore apo lendeve narkotike ashtu si mund ti kene eksponete te caktuar te PD.
Ju faleminderit dhe kalofshi mirë”, shkruan Ismailaj.