Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

PD dokumente në SPAK/ Babai i gazetarit, roje tek inceneratori, rrogë 1600 euro

18:20 29/05/2024
Reading Time: 3 min lexim

Partia Demokratike ka çuar të tjera dokumente në SPAK për aferën më të madhe, atë të inceneratorëve.

Në një deklaratë për mediat nga selia blu, anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD-së, Silvi Bardhi, denoncoi se banda e inceneratorëve blen me shuma të majme sulmuesit mediatikë dhe organizata fantazmë.

Bardhi ndër të tjera denoncoi se Abedin Hitaj, babai i Arbër Hitajt, rezulton i punësuar pranë inceneratorit të Tiranës dhe njëkohësisht është ortaku i vetëm i kompanisë “Hawk Security”, duke shërbyer si prestanome për Mirel Mërtirin dhe Klodian Zoton.

“Nga të dhënat që Partia Demokratike disponon, në një e-mail të datës 25 qershor 2021, Denisa Tollkuçi informon Stela Gugalljën dhe Klodian Zoton, për të gjitha veprimet e ndjekura për kompanitë e tyre, ku bën pjesë edhe kompania “Hawk Security”, siç e shihni dhe në foton në ekran. Kjo kompani, referuar të dhënave zyrtare të QKB-së, rezulton se është themeluar fiktivisht në emër të Abedin Hitajt”, u shpreh Bardhi.

Sipas saj, Abedin Hitaj, është njëkohësisht dhe roje objekti pranë inceneratorit Tiranë, ku merr rrogën e 9-të më të lartë në këtë koncension, plot 1 mijë e 600 euro në muaj.

Deklarata e plotë:

Protesta e qytetarëve të lirë kundër korrupsionit dhe vjedhjes përballë Bashkisë Tiranë, me sa duket ka tronditur thellësisht grupin e strukturuar kriminal të inceneratorit Tiranë dhe bandës “5D”.
Ky fakt u vu re më së shumti pas protestës së 9-të të organizuar ditën e djeshme. Nuk përbën aspak habi, që dje pati dy reagime qesharake në mbrojtje të bandës së inceneratorit të Tiranës dhe bandës “5D”, duke kërkuar arrestimin e protestuesve dhe jo të hajdutëve.

Jam këtu sot për të denoncuar publikisht një organizatë të vetëquajtur jofitimprurëse që pretendon të ketë në fokus mbrojtjen e gazetarëve, por në të vërtetë është në shërbim total të mbrojtjes së hajdutëve të inceneratorit të
Tiranës.

Shoqata e gazetarëve “AEJ Albania”, drejtohet nga Arbër Hitaj. Ky i fundit ka dy arsye madhore për të ofruar këtë shërbim. E para, ky reagim bëhet për të mbrojtur interesat korruptive dhe klienteliste të punëdhënësit Carlo Bollino, i kallëzuar penalisht nga Partia Demokratike për grabitjen e truallit mbi të cilin ka ngritur televizionin e tij dhe faktin se financohet me paratë e inceneratorit Tiranë.

Arsyeja e dytë është se Abedin Hitaj, babai i Arbër Hitajt, rezulton i punësuar pranë inceneratorit të Tiranës dhe njëkohësisht është ortaku i vetëm i kompanisë “Hawk Security”, duke shërbyer si prestanome për Mirel Mërtirin dhe Klodian Zoton.

Nga të dhënat që Partia Demokratike disponon, në një e-mail të datës 25 qershor 2021, Denisa Tollkuçi informon Stela Gugallen dhe Klodian Zoton, për të gjitha veprimet e ndjekura për kompanitë e tyre, ku bën pjesë edhe kompania “Hawk Security”, siç e shihni dhe në foton në ekran.

Kjo kompani, referuar të dhënave zyrtare të QKB-së, rezulton se është themeluar fiktivisht në emër të Abedin Hitajt.

Ndërkohë “pronari” Abedin Hitaj, është njëkohësisht dhe roje objekti pranë inceneratorit Tiranë, ku merr rrogën e 9-të më të lartë në këtë koncension, plot 1 mijë e 600 euro në muaj.
Të nderuar qytetarë,

Partia Demokratike ka një pyetje të thjeshtë për ju. Çfarë objekti ruan shtetasi Abedin Hitaj, i cili paguhet plot 1 mijë e 600 euro në muaj??? Kjo mbetet një pyetje retorike, pasi nuk ka shqiptar dhe ndërkombëtar që nuk e di se incenerator NUK KA.

Në mbarë botën e civilizuar, roje e një objekti që nuk ekziston, i cili paguhet me 1 mijë e 600 euro në muaj, vetëm babi i Arbër Hitajt mund të jetë.

Ky shtetas është thjesht një prestanome i inceneratorit të Tiranës, e jo më kot i biri i tij, Presidenti i Organizatës anonime Arber Hitaj, bën thirrje për arrestimin e protestuesve të cilët kërkojnë dorëheqjen e hajdutit të shekullit Erion Veliaj.

Partia Demokratike është në mbështetje të qytetarëve dhe kundër vjedhjes që po u bëhet atyre ditën për diell.

Partia Demokratike respekton dhe mbron çdo gazetar, i cili ndjek në kushte të paprecedenta çdo ngjarje në Shqipëri. Puna dhe pozicioni i tyre do të jetë nën vëmendjen tonë të veçantë, pasi si kurrë ndonjeherë media nuk ka qenë më e frustruar dhe më e dhunuar nga banda e pushtetit.

Etiketa: Abedin HitajAfera e inceneratoritpd

Të tjera

Kaos pas bllokimit të rrugës Librazhd-Përrenjas, bileta e furgonit deri 40 për qind më shtrenjtë
Aktualitet

Kaos pas bllokimit të rrugës Librazhd-Përrenjas, bileta e furgonit deri 40 për qind më shtrenjtë

Bllokimi prej pesë ditësh i aksit Librazhd-Përrenjas po shkakton pasoja të rënda për qarkullimin dhe ekonominë e familjeve në juglindje...

15:06 25/02/2026
Irena Beqiraj: Është ligësi të thuash se rrugët na i prishi shiu
Aktualitet

Irena Beqiraj: Është ligësi të thuash se rrugët na i prishi shiu

Ekonomistja Irena Beqiraj ka reaguar ashpër përmes një postimi në Facebook lidhur me gjendjen e infrastrukturës rrugore në Shqipëri, duke...

14:54 25/02/2026
Para
EMRAT+FOTOT/ Këta janë 4 autorët që dhunuan avokatin Sokol Mëngjesi

EMRAT+FOTOT/ Këta janë 4 autorët që dhunuan avokatin Sokol Mëngjesi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Kaos pas bllokimit të rrugës Librazhd-Përrenjas, bileta e furgonit deri 40 për qind më shtrenjtë

Kaos pas bllokimit të rrugës Librazhd-Përrenjas, bileta e furgonit deri 40 për qind më shtrenjtë

15:06 25/02/2026
Irena Beqiraj: Është ligësi të thuash se rrugët na i prishi shiu

Irena Beqiraj: Është ligësi të thuash se rrugët na i prishi shiu

14:54 25/02/2026
Alarm nga Banka Botërore: Shqipëria paguan shtrenjtë për investime të dobëta në transport

Alarm nga Banka Botërore: Shqipëria paguan shtrenjtë për investime të dobëta në transport

14:42 25/02/2026
Pushohet nga puna mësuesja Mine Hasani, e denoncuar për dhunë ndaj nxënësve në shkollën 9-vjeçare në Kamëz

Pushohet nga puna mësuesja Mine Hasani, e denoncuar për dhunë ndaj nxënësve në shkollën 9-vjeçare në Kamëz

14:15 25/02/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.