PD akuza policisë se po merr kandidatët në komisariat, Bardhi sherr me Pezën për 1 mln eurot

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Përplasjet mes personazheve me ide të ndryshme politike tashmë janë bërë të përditshme, por këtë herë duket se opozita paska arsye për të folur.

Nga studio e “Opinion”, sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, ka bërë një akuzë të fortë ndaj policisë duke thënë se në prag të protestës së 16 marsit, ky institucion ka shoqëruar në komisariat kandidatët që janë në listën e PD-së.

“I marrin i shoqërojnë dhe i mbajnë dy tre orë në komisariate. Po merren dhe kandidatët e listës vijuese të PD, mbahen në komisariat pa asnjë shpjegim me orë të tëra”, theksoi zoti Bardhi.

Mirëpo nuk kanë munguar edhe debatet, ku më të fortin, Bardhi e ka pasur me Alfred Pezën, në momentin që sekretari i PD-së i ka përmendur rastin e 1 milion eurove.

“Po flas për 1 milion eurot që ju i keni të padeklaruara”, theksoi zoti Bardhi. Nga ana tjetër gazetari Alfred Peza tha se ai duhet të kërkojë falje, pasi gjykata e ka shpallur të pafajshëm.

Shpërndaje
Share.

Komento