Pastrime parash / Ylvi Beqja dëshmon kundër Emiliano Shullazit

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Biznesmeni Ylvi Beqja është rikthyer në prokurorinë e Tiranës, i shoqëruar nga forcat speciale për shkak të statusit e “të penduarit” që mban, për të dëshmuar në kuadër të një hetimi të ri ndaj Emiliano Shullazit.

Çdo gjë lidhet me çështjen e pronës së ish-hotel “Vollga”, në Durrës, për të cilën ka dyshime të forta se është regjistruar në hipotekën e Durrësit në kundërshtim me ligjin dhe po mbahet nën sekuestro paraprake.
I dyshuari Shullazi, referuar dokumentacionit, zotëron 30% të kësaj prone, gjë që u bë shkak që biznesmeni Beqja të paguajë nën kercënim grupit kriminal në formë gjobe, shumën prej 500 mijë eurosh.
Gjithashtu përveç Shullazit, nën hetim për pastrim parash është edhe Ylvi Beqja, dëshmia e te cilit ishte prova vendimtare për dënimin e Shullazit dhe katër të pandehurve të tjerë.

Për vite me radhë u zhvilluan procese gjyqësore në lidhje me pronësinë e hotel “Vollgës” vlera e të cilit shkon me mijëra euro. Proceset ishin  mes kompanisë “Saudi Brothers” dhe shtetasit Zamir Hasa dhe si përfundim, prona u regjistrua në hipotekën e Durrësit në emër të kompanisë “Saudi Brothers”.

Në deklaratën  e tij, Ylvi Beqja tha se e kontaktoi Shullazin për t’i dhënë ndihmë për regjistrimin e kësaj prone dhe në këmbim donte 20% të saj.
Por thuhet Emiliano Shullazi me miqtë e tij, kërkuan një gjobë me vlerë gjysmë milioni euro edhe 30% të sipërfaqes.
(BalkanWeb)

Shpërndaje
Share.

Komento