Pasi puthi Anën dhe e refuzoi një herë, Atdheu del në takim me Melisën: Skenat mes tyre ndezin rrjetin!

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Puntatën e sotme u transmetua një takim që ndezi jo pak debate në studio, ai i Melisës me Atdheun. Kujtojmë se Atdheu e refuzoi një herë Melisën, pasi ajo debatoi me Sindin për Muratin. “Merreni Muratin dhe ndajeni në gjysmë!”, iu përgjigj ai Melisës, por pas sqarimeve të kësaj të fundit, ai më pas tha: “Hajt, po pranoj”.
Ndërkohë, në puntatën e sotme, Atdheu sqaroi gjithçka, ku tha se e kishte pritur një takim me Melisën, por nuk i pëlqen të jetë një alternativë.
“Nuk e hedh dot poshtë, u nxor nga situata që tha “Ke qenë i zënë!”, se edhe unë e kam pritur një takim me Melisën, nuk e refuzova se nuk kisha interes!”, tha ai.
Atdheu dukej qartë se u tërhoq jo pak ndaj saj në takim. Të përqafuar nën çadër, ndërsa dëgjonin shiun të binte, Atdheu dhe Melisa u shfaqën shumë romantikë, ndërsa po ashtu ishin dhe bisedat mes tyre.
Ata surprizuan në kiminë që treguan me njëri-tjetrin. Sakaq, në studio u shfaq edhe zhgënjimi ndaj Atdheut i cili një javë më parë puthi Ana Lleshin në buzë.
Nga ana tjetër, Melisa u shpreh se gjatë gjithë kohës i vinte për të qeshur (çka e bëri Borën ta pyeste nëse mos vallë ishte kjo një shenjë që tregonte se ajo e pëlqente), ndërsa Atdheu deklaroi se kishte pak emocione.
Gjatë bisedës në studio, ndërhyri Erlindi, i cili tha se vajzat “shkrihen pas Atdheut” dhe se nuk duhet të fokusohen vetëm në pamjen e tij të jashtme, por duhet të përpiqen ta njohin më thellë.
“Je xheloz ti? Atdheu është i mirë, i bukur dhe më tërheq fizikisht”, tha Melisa. Përtej gjithë debateve, ajo zgjodhi sërish Atdheun për takimin e radhës.

/Gazetareforma.com/

Shpërndaje
Share.

Komento