Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Pas zbulimit të mashtrimit me tenderin, pezullohet ndërtimi i “Unazës së Madhe”

11:51 07/12/2018
Reading Time: 4 min lexim

Pas prishjes së 20 ndërtesave në zonën e Astirit, pezullohet ndërtimi i projektit të “Unazës së Madhe”.

Vendimi është marrë pas zbulimit të skandalit të publikur mbrëmjen e së enjtes nga emisioni “Të Paekspozuarit”, në lidhje me falsifikimet e kompanisë Dunwell Haberman (kompania mëmë e DH Albania), e cila ishte fituese e lotit të parë prej 18 milionë euro për rindërtimin e Unazës së Madhe.

Autoriteti Rrugor Shqiptar reagoi mesditën e kësaj të premteje përmes një njoftimi për shtyp, ku bën me dije se pezulloi ndërtimin në lotin e parë, ndërsa shton se është në pritje të përgjigjes nga autoritetet amerikane.

“Deri në sqarimin e situatës dhe përgjigjen nga autoritetet amerikane nuk do të vijohet me aktivitetin ndërtimor të kësaj kompanie për lotin Nr.1 të segmentit, që shtrihet nga Ura e Lanës deri tek mbikalimi i sheshit Shqiponja”, thuhet ndër të tjera në njoftimin zyrtar.

Mbrëmjen e djeshme emisioni “Të Paekspozuarit” në “News24”, zbuloi se dokumentit i është falsifikuar firma nga ana e kompanisë fituese.

Pas një kontaktimi me Departamentin e Shtetit të Delaware, për të vërtetuar autenticitetin e dokumentit që ka depozituar në Shqipëri, kompania u përgjigj:

“Pas konsultimit me Departamentin e Korportave të Delaware, mund t’ju deklaroj se dokumentet që ju na keni dërguar, nuk janë autentike dhe nuk e kanë origjinën nga zyra e Sekretarit të Shtetit të Delaware”.

NJOFTIMI I ARRSH

Autoriteti Rrugor Shqiptar u vu në dijeni të materialit të transmetuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Të Paekspozuarit” në televizionin News 24 për garën e zhvilluar për njërin prej 3 loteve të projektit të Unazës së Madhe të Tiranës, segmenti Pallati me Shigjeta-Sheshi Shqiponja.

Në kuadër të transparencës ndaj opinionit publik, Autoriteti Rrugor Shqiptar sqaron sa vijon:

Procedura e prokurimit është zhvilluar në përputhje me ligjin Nr.9643, datë 20.11.2006 “Për Prokurimin Publik”, i ndryshuar, VKM-së Nr.914, datë 29.12.2014 “Për miratimin e rregullave të Prokurimit Publik” e ndryshuar. Kjo procedurë bazuar në detyrimet ligjore të mësipërme, është procedurë e hapur, e zhvilluar në mënyrë elektronike përmes Agjencisë së Prokurimeve Publike.

Autoriteti Kontraktor ka nënshkruar kontratën me bashkimin e përkohshëm të operatorëve ekonomik “Biba X shpk” dhe “DH Albania shpk- degë e shoqërisë së huaj”, pasi ka konstatuar që dokumentet janë në përputhje me kriteret e dhëna në dokumentet e tenderit. Operatori ekonomik “DH Albania shpk- degë e shoqërisë së huaj”, pjesë e këtij bashkimi, ka paraqitur dokumentacionin të përkthyer dhe të noterizuar në gjuhën shqipe, ku kompania mëmë “Dunwell Haberman” rezulton e regjistruar dhe ushtron aktivitetin në një prej shteteve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, konkretisht në shtetin Delaware.

Në përmbushje të kritereve të dhëna në dokumentet e tenderit ka bërë regjistrimin në Qendrën Kombëtare të Bizneseve dhe njësimin e licencës duke respektuar Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr.42 datë 16.01.2008, “Për miratimin e rregullores për kriteret dhe procedurat e dhënies së licencave profesionale të zbatimit, klasifikimit dhe disiplinimit të subjekteve juridike që ushtrojnë veprimtari ndërtimi”. Njësimi i saj ka konkluduar me një nivel maksimal të licensimit, bazuar në veprimtarinë ekonomike të saj në vendin e origjinës, duke mbajtur kategoritë maksimale (kategoria G).

Autoriteti Rrugor Shqiptar nuk ka patur ndonjë indicie që vë në dyshim vërtetësinë e dokumentave të paraqitura e cila do mund të çonte në një procedurë verifikimi paraprak.

Kontrata e nënshkruar me këtë bashkim operatorësh në fjalë për këtë lot të Unazës nuk ka prodhuar asnjë efekt financiar për Buxhetin e Shtetit.

Në funksion të sqarimit të plotë të situatës dhe pretendimeve të shfaqura në emisionin “Të Paekspozuesit”, janë ndërmarrë këto veprime:

1.ARRSH i është drejtuar institucioneve që përmes komunikimit me rrugë zyrtare tu kërkohet autoriteteve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të verifikuar dokumentet e paraqitura në institucionet shqiptare nga kompania në procedurën e garës.

2.Deri në sqarimin e situatës dhe përgjigjen nga autoritetet amerikane nuk do të vijohet me aktivitetin ndërtimor të kësaj kompanie për lotin Nr.1 të segmentit, që shtrihet nga Ura e Lanës deri tek mbikalimi i sheshit Shqiponja.

3.Në rast se autoritetet amerikane do të konfirmojnë zyrtarisht pretendimet për falsifikime dokumentacioni nga kjo kompani, në zbatim të përcaktimeve ligjore, Autoriteti Rrugor Shqiptar do të zgjidhë kontratën në mënyrë të njëanshme dhe do ndjekë procedurat e tjera të përcaktuara në ligj. Në rast të zgjidhjes së kontratës, ARRSH do të rifillojë menjëherë procedurat e prokurimit për këtë lot për të mundësuar përfundimin në kohë të këtij projekti të rëndësishëm për kryeqytetin.

Autoriteti Rrugor Shqiptar garanton opinionin publik se është i vendosur të mbrojë maksimalisht interesat e shtetit shqiptar duke zbatuar përcaktimet ligjore për çdo situatë të tillë.

Të lidhura

Franca ndalon me ligj pirjen e duhanit në parqe dhe plazhe, gjobat deri në 700 euro
Bota

Franca ndalon me ligj pirjen e duhanit në parqe dhe plazhe, gjobat deri në 700 euro

Në Francë ka hyrë në fuqi një ligj i ri që ndalon pirjen e duhanit në parqe publike, plazhe dhe...

18:40 29/06/2025
Dënohet me burg përjetë në SHBA shqiptari “Mbret i Drogës”, iu sekuestruan mbi 3.4 ton kokainë
Aktualitet

Dënohet me burg përjetë në SHBA shqiptari “Mbret i Drogës”, iu sekuestruan mbi 3.4 ton kokainë

Ylli Didani, 43-vjeçari shqiptar i njohur si “Mbreti i Drogës”, është dënuar me burgim të përjetshëm nga autoritetet amerikane për...

14:40 29/06/2025
Para

Falsifikuan firmën për të fituar tenderin/ Monika Kryemadhi thirrje Prokurorisë: "Nisni hetimet!"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Franca ndalon me ligj pirjen e duhanit në parqe dhe plazhe, gjobat deri në 700 euro

Franca ndalon me ligj pirjen e duhanit në parqe dhe plazhe, gjobat deri në 700 euro

18:40 29/06/2025
Dënohet me burg përjetë në SHBA shqiptari “Mbret i Drogës”, iu sekuestruan mbi 3.4 ton kokainë

Dënohet me burg përjetë në SHBA shqiptari “Mbret i Drogës”, iu sekuestruan mbi 3.4 ton kokainë

14:40 29/06/2025
Ministria e Shëndetësisë apelon për kujdes: Këshilla për përballimin e vapës

Ministria e Shëndetësisë apelon për kujdes: Këshilla për përballimin e vapës

11:59 29/06/2025
Albin Kurti mbledh me urgjencë Këshillin e Sigurisë

Kurti pas takimit me krerët e partive në Kosovë: I ofrova dy opsione kompromisi

19:58 28/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.