Skip to content
Bota

OKB: Jemi në pragun e një cunami humanitar në Gaza

· 1 min lexim

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për ndihmën për refugjatët palestinezë (UNRWA) thotë publikisht se asnjë ndihmë nuk ka arritur në Gaza që nga përfundimi i armëpushimit midis Izraelit dhe Hamasit të premten në mëngjes.

“Ajo për të cilën kemi frikë është që të kthehemi aty ku ishim në javët e para ku kishte një ndalim absolut, një rrethim hermetik, në Rripin e Gazës, me pasoja që vazhdojnë të ndihen edhe sot”, tha zëdhënësja e UNRWA-s, Juliette Touma.

Për BBC ajo thotë se ka përpjekje për të rinovuar dhënien e ndihmës humanitare dhe bën thirrje për një armëpushim.

“Ne jemi në pragun e një cunami humanitar të krijuar nga njeriu në Rripin e Gazës”, shton Touma.