Shifrat e të infektuarve me coronavirus në Kosovë kanë pësuar një rritje të ndjeshme gjatë 24 orëve të fundit. Në 2 868 teste të kryera, 249 prej tyre kanë rezultuar pozitiv.
Lajmi bëhet i ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, i cili raporton se në total në Kosovë janë shënuar 1548 humbje jete nga coronavirus.
“Numri total i rasteve pozitive është 64.768 raste nga 271.493 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.548 raste të vdekjes.Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 316 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 56.344 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.876”, thuhet në njoftim.
Krahasuar me një ditë më parë, numri i infektimeve thuajse është dyfishuar. Nga 2040 testimet e kryera, rezyultuan të prekur rreth 178 raste.
Kujtojmë se rezultati i zgjedhjeve në Kosovë u prit me festime nga qytetarët, duke krijuar kështu grumbuj njerëzish. Kjo bën që në vijim të priten gjithashtu rezultate të larta të infektimeve.
Gjithashtu dhe lëshimi i masave anticovid nga autorietet kosovare, m und të kenë ndikuar dhe në rritjet e infektimeve.
Rastet pozitive:
Prishtinë 116 raste, Prizren 44 raste, Podujevë 12 raste, Ferizaj 11 raste, Fushë-Kosovë 9 raste, Gjilan 9 raste, Lipjan 8 raste, Pejë 7 raste, Deçan 6 raste, Skenderaj 5 raste, Gjakovë 4 raste, Suharekë 3 raste, Vushtrri 3 raste, Drenas 2 raste, Kaçanik 2 raste, Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Graçanicë, Istog, Kamenicë, Shtime dhe Viti.
Autoritete shëndetësore kërkojnë nga qytetarët të tregojnë kujdes dhe të respektojnë masat anti-covid me qëllim uljen e infektimeve.