Pas lajmit se në pikën kufitare të Kapshticës kishte ndaluar puna pasi ishte plotësuar kuota prej 300 personash për të kaluar kufirin, të njëjtën gjë ka bërë edhe dogana e Kakavijës.
Mësohet se edhe në këtë pikë kufitare, pala greke ka pezulluar punën pasi ka plotësuar kuotën prej 750 personash ashtu siç kishte lajmëruar edhe më parë.
Ndërkohë ene nuk ka një reagim nga pala greke, pasi qindra qytetarë vijojnë të presin në radhë për të kaluar kufirin grek.
Kujtojmë se nga data 17 gusht 2020, nga pika kufitare e Kakavijës do të kenë mundësi të kalojnë vetëm 750 persona në ditë, ndërsa nga ajo e Kapshticës vetëm 300 persona në ditë, në fashën orare 06:00 deri në orën 22:00, konform rregullave të vendosura nga pala greke, si pasojë e situatës së krijuar nga COVID-19.Por diçka e tillë nuk ishte parashikuar të ndodhte që ditën e sotme.