Pas operacionit të djeshëm në qyteitn e Elbasanit, policia shqiptare ka nisur një tjetër operacion në qytetin e Vlorës.
Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme Forcat Speciale me në krye RENEA ato që kanë ushtruar kontrolle të shumta në Vlorë.
Policia ende nuk ka dhënë detaje për këtë operacion, por bëhet e ditur se një nga pikat e kontrollit ka qenë Lapardhaja.
Gjithashtu raportohet se është sekuestruar një sasi e konsiderueshme kanabisi, por ende nuk ka të dhëna për persona të arrestuar. Operacioni ka vijuar edhe gjatë orëve të para të ditës së sotme.