Pas bashkëpunimit të babit me blutë, Noel Disha u vetëdorëzua në polici. Ja çfarë tha rreth vrasjes së Vilson Tafçiut

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Autori i dyshuar i vrasjes, së regjistruar mbrëmjen e të hënës në zonën e Astirit në kryeqytet, është vetëdorëzuar në polici.

Noel Dishi u vetëdorëzua, pas bashkëpunimit të babait të tij me policinë.

Pasi ka mbërritur në polici mësohen fjalët e para që ai ka thënë.

Sipas burimeve paraprake, 29-vjeçari ka mohuar të ketë lidhje me krimin.

“Skam lidhje me vrasjen, nuk e di pse më ngatërroni në këtë histori”, ka thënë Disha.

Noel Disha përdorte edhe dy emra të tjerë: Noel Kolaveri dhe Miklovan Prifti.

Dyshohet se shkak për vrasjen mumd të jetë bërë një trekëndësh dashurie.

Megjithatë, nuk përjashtohen edhe pistat e pazareve të drogës.

Viktima dhe autori ishin shokë, madje kishin udhëtuar disa herë së bashku.

Vilson Tafçiu kishte qenë i arrestuar në mars të 2018-ës në Francë për trafik droge, ku kishte qëndruar për 8 muaj.

Ai ishte deportuar në vendin tonë në nëntor të vitit të kaluar.

Tafçiu qëndronte në Dibër, por kishte ardhur në Tiranë për varrimin e gjyshes së tij.

Shpërndaje
Share.

Komento