Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Pas 23 ditësh grevë urie, babai shqiptar ndalon protestën në Greqi: “Më në fund, kërkesat u pranuan”

21:31 07/10/2025
Reading Time: 2 min lexim

Pas 23 ditësh grevë urie në qendër të Athinës, shqiptari Pano Ruçi ka vendosur të ndalë protestën e tij pasi autoritetet greke kanë pranuar të gjitha kërkesat që ai kishte paraqitur. Ruçi kishte kërkuar zhvarrosjen e trupit të djalit të tij, Denis Ruçi, i cili humbi jetën në tragjedinë hekurudhore të Tempes, si dhe kryerjen e analizave të specializuara për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Në deklaratën e bërë publike gjatë ditës së sotme, Ruçi nënvizoi rëndësinë e transparencës së plotë në procesin e ekzaminimeve toksikologjike dhe të gjitha testeve të tjera, për të cilat tashmë është dhënë miratimi për t’u kryer.

Ai tregoi se 23 ditët e grevës kanë qenë ndër më të vështirat e jetës së tij, të mbushura me dhimbje dhe lodhje, por se durimi dhe mbështetja e njerëzve i kanë dhënë forcë për të vazhduar betejën për drejtësi.

“Do të jem këtu derisa të marr përgjigje për të gjitha kërkesat e mia,” u shpreh Ruçi, duke theksuar se pavarësisht ndërprerjes së grevës, nuk do të ndalojë derisa të sigurohet se qeveria i ka zbatuar plotësisht ato.

Ndërkohë, avokatja e tij, Zoi Konstantopulu, deklaroi mbrëmjen e së martës nga Sheshi Sintagma:

“Sot drita mposhti errësirën. Me forcën e shpirtit të tij dhe të gjithë shoqërisë, Pano sfidoi mekanizmat më të ashpër dhe të pamëshirshëm. Fshehja dhe skemat për të mbuluar të vërtetën nuk triumfuan. Rikthimi në qarkullim i dosjes me 3,000 faqe që dokumenton neglizhencat e institucioneve është dëshmi se lufta dhe këmbëngulja e tij nuk ishin të kota.”

Rasti i Pano Ruçit ka prekur opinionin publik në Greqi dhe Shqipëri, duke u kthyer në simbol të kërkesës për drejtësi dhe transparencë në tragjedinë e rëndë të Tempes që mori dhjetëra jetë.

Të tjera

Opozita kërkon hetim parlamentar për abuzimet me fondet e BE-së në bujqësi, pas raportit të OLAF
Aktualitet

Opozita kërkon hetim parlamentar për abuzimet me fondet e BE-së në bujqësi, pas raportit të OLAF

Pas refuzimit të mazhorancës për zhvillimin e një mocioni me debat mbi fondet e programit IPARD në bujqësi, opozita ka...

13:55 28/10/2025
Atentat me tritol në Shkodër, plagoset punonjësi i Tatimeve Enea Busukja
Aktualitet

Atentat me tritol në Shkodër, plagoset punonjësi i Tatimeve Enea Busukja

Një shpërthim me lëndë plasëse ka tronditur sot qytetin e Shkodrës, duke lënduar punonjësin e Tatimeve, Enea Busukja. Ngjarja ndodhi...

13:38 28/10/2025
Para
Horoskopi: 8 tetor 2025

Horoskopi: 8 tetor 2025

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Opozita kërkon hetim parlamentar për abuzimet me fondet e BE-së në bujqësi, pas raportit të OLAF

Opozita kërkon hetim parlamentar për abuzimet me fondet e BE-së në bujqësi, pas raportit të OLAF

13:55 28/10/2025
Atentat me tritol në Shkodër, plagoset punonjësi i Tatimeve Enea Busukja

Atentat me tritol në Shkodër, plagoset punonjësi i Tatimeve Enea Busukja

13:38 28/10/2025
BIRN: Qeveria drejt legalizimit të lobimit, por kontratat e pagesave mbeten sekrete

BIRN: Qeveria drejt legalizimit të lobimit, por kontratat e pagesave mbeten sekrete

13:14 28/10/2025
14-vjeçarja që po bën histori në mundjen shqiptare, shpallet nënkampione e Ballkanit për moshat U-15

14-vjeçarja që po bën histori në mundjen shqiptare, shpallet nënkampione e Ballkanit për moshat U-15

11:05 28/10/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.