Parlamenti Evropian publikon hartën e mediave që shpërndajnë “Fake news” në Shqipëri. Në krye të listës janë Top Channel, Oranews, Syri.net, Gazeta Tema dhe JOQ Albania.
Sipas studimit të Drejtorisë së Politikës së Jashtme në Parlamentin Evropian, shumica dërrmuese e burimit të disinformimit shqiptar është i brendshëm si për origjinën ashtu edhe për qëllimin. Studimi mban titullin “Fabrikimi i “Fake News” dhe disinformimi në Ballkanin Perëndimor, identifikimi i mënyrave për t’i kundërshtuar ato në mënyrë efektive”
“Fake News” politik
Më të përhapurat janë përpjekjet për të rritur trafikun–dhe kështu të ardhurat – përmes raportimit sensacional, shpesh me pak ose aspak lidhje me vërtetësinë e informacionit të zbuluar. Krahas disinformimit të orientuar komercial është prodhuar |“Fake News” për qëllime politike. Politikanë të shumtë në të gjithë spektrin, përfshirë Kryeministrin Edi Rama, akuzohen se kanë përdorur “Fake News” për të rritur shikueshmërinë dhe pozicionin e tyre, ose ndonjëherë madje pa ndonjë qëllim të veçantë. Në fakt, Rama u detyrua të bënte një falje publike në Mars 2020 kur pati sajuar lajmin se zyrtarët spanjollë po përdornin taktika të dhunshme policore për të ndaluar përhapjen e COVID-19. ‘Prova’ e tij doli të jetë një video e policisë algjeriane të trazirave duke sulmuar protestuesit.
Në një rast tjetër Syri.net, një burim kryesor i lajmeve në internet të lidhur me Partinë Demokratike të opozitës, pretendonte se Qeveria e Ramës kishte lejuar importin e 1,300 tonë mbetjeve toksike që u zhdukën nga Italia. Rasti rezultoi dezinformim.
Harta e mediave
Ta themi thjesht, dezinformimi në Shqipëri është i kudo ndodhur. Është i pranishëm në një mënyrë ose në një tjetër në të gjithë spektrin politik dhe në të gjithë peizazhin mediatik. Analiza e të dhënave nga Facebook tregon se edhe mediat me cilësinë më të lartë në vend janë kanale të rëndësishme për shpërndarjen e dezinformimit. Kështu, shpërndarësit më të spikatur të dezinformimit në mediat sociale përfshijnë dy stacione kryesore televizive – Top Channel, Albania, në pronësi të Vjollca Hoxhës dhe Ora News, në pronësi të Ylli Ndroqit, një oligark i akuzuar për trafik droge. Por lista përfshin gjithashtu, edhe gazeta print dhe media online. JOQ Albania dhe Gazeta TemA po ashtu, gjenden në këtë hartë.
Sidoqoftë, rrallë ndonjë nga këto raste të disinformimit është ngritur në nivelin e një fushate të qëndrueshme. Përpjekjet janë përgjithësisht oportuniste dhe qëllimet janë sipërfaqësore.
“Fake News” i huaj
Nga ana tjetër, dezinformimi me burim të huaj është një pjesë relativisht e vogël e peizazhit dezinformues shqiptar. Ka disa prova se aktorët rusë kërkojnë të minojnë angazhimin e Tiranës për integrimin Euro-Atlantik. Me nxitjen e Partisë Socialiste në pushtet, parlamenti i Shqipërisë miratoi një rezolutë në 2019 duke bërë thirrje për veprim kundër ndërhyrjes së huaj në politikën shqiptare – përfshirë përmes dezinformimit – dhe veçohej Rusia si një shqetësim.
Ballkani
Parlamenti Evropian konstaton se disinformimi është një pjesë endemike dhe e kudondodhur e politikës në të gjithë Ballkanin Perëndimor.
Studimi përfshin periudhën nga 2018 deri në 2020 ddhe përqendrohet në tre fusha kryesore: Besueshmëria e BE-së; disinformimi lidhur me pandeminë COVID-19; dhe ndikimi i disinformimit në zgjedhje dhe referendume.
Aktorët e huaj që shfaqen dukshëm – kryesisht Rusia, por gjithashtu Kina, Turqia dhe të tjera vende afër rajonit – por pjesa më e madhe e disinformimit në Ballkanin Perëndimor është prodhuar dhe shpërndarë nga aktorët vendas.
Përkufizimi
BE-ja e përcakton se disinformimi është ‘informacion i rremë ose mashtrues i krijuar, prezantuar dhe përhapur për përfitime ekonomike ose për të mashtruar ndërkombëtarisht publikun, mund të shkaktojë dëm publik dhe kërcënime ndaj proceseve demokratike politike dhe të politikëbërjes, si dhe të mirave publike ‘
Kjo do të thotë se: a) disinformimi është një përpjekje e vetëdijshme për të inkurajuar njerëzit të besojnë diçka që prodhuesit dhe/ose shpërndarësit e përmbajtjes e dinë që është e pavërtetë;b) prodhuesit dhe/ose shpërndarësit e” Fake News” veprojnë me qëllim dashakeqës.
/GazetaReforma.com/