Paris: Macron shpall emergjencën kombëtare, flakët përpijnë Katedralen 850-vjeçare

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një kulturë dhe histori e tërë në flakë. Flakët përpijnë katedralja 850-vjeçare e “Notre Dame” në Paris.

Zjarri i madh  dhe i fuqishëm përfshiu pasditen e sotme katedralen duke e djegur brenda pak orëve.

Në fillim shtëllunga tymi dilnin nga kulmet e katedrales ndërsa brenda pak minutash zjarri filloi të përhapej në të gjithë katedralen e “Notre Dame” dhe brenda pak orëve u shkrumbua nga flakët.

Presidenti Macron ka shpallur emergjencën kombëtare, pas zjarrit shkatërrues që ka rënë në Katedralen e Notre-Dame.

Zjarri, që ka shkaktuar shembjen e çatisë, besohet se ka rënë në zonën e cila po restaurohet. Flakët kanë përfshirë pothuajse të gjithë strukturën. Theksohet se rreth 400 zjarrfikës po luftojnë me flakët.

Pamjet tregojnë tymin e bardhë dhe flakët që vazhdojnë ende në strukturë. ‘Po digjet gjithçka dhe nuk do mbetet asgjë në strukturën prej druri,’ – ka thënë zëdhënësi i katedrales Andre Finot.

Sipas mediave dyshohet se zjarri ka qenë aksidental dhe ka rënë në pjesën e papafingos së “Notre Dame” pjesë e cila po restaurohej.

Zjarrfikëset vijojnë luftën me flakët, por katedralja po përpihet nga zjarri. “Notre Dame” është objekti simbol që vizitohet nga rreth 13 milionë turistë çdo vit.

Ndërkohë kjo ngjarje e rëndë ka tërhequr vëmendjen e të gjithë botës duke sjellë reagime të shumta.

I pari që reagoi ishte presidenti amerikan Donald Trump, ndërsa presidenti francez u shpreh se ngjarja po trajtohet si emergjencë kombëtare.

Në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar edhe Presidenti shqiptar Meta dhe kryeministri Rama me anë të një statusi në Facebook. Rama ka shprehur pikëllimin, ku e shoqëron me një foto ku shihet ‘Notre Dame’ teksa digjet.

Shpërndaje
Share.

Komento