Parashikimi i motit/ Sot, dita më e ftohtë e javës. Ja deri në sa do të zbresin temperaturat…

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash, duke sjellë një mot të kthjellët me vranësira kalimtare. Në zonat Verlindore nuk përjashtohet mundësia që gjatë natës të ketë reshje bore.

Sipas “Meteoalb”, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të ndejshme, ku do të variojnë: në zonat malore, nga -6°C në 04°C, në zonat e ulëta nga 03ºC – 13°C dhe në zonat bregdetare, nga 05°C në 14°C.

Era do të fryjë në drejtim Verilindor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 3 ballë.

Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash, të cilat do të sjellin mot të kthjellët.

Temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme, ku do të variojnë: në zonat malore nga -6°C në 04°C dhe në zonat e ulëta nga -4°C në 05°C.

Në tabelën e mëposhtme, gjeni parashikimin e motit në qytetet kryesore të vendit, Kosovës dhe botës:

/GazetaReforma.com/

Shpërndaje
Share.

Komento