Paralajmërimi për padi në SPAK dhe ftesa për dorëheqje, Etilda Gjonaj i përgjigjet Metës

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Presidenti Ilir Meta paralajmëroi ditën e sotme se do të padisë të hënën në SPAK ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj.

E menjëhershme ka qenë përgjigja e ministres, e cila ka reaguar nëpërmjet rrjeteve sociale, duke e quajtur një marrëzi paralajmërimin e presidentit.

Gjonaj shprehet, se është e gatshmë t’i përgjigjet ligjërisht Metës.

Përsa i përket dorëheqjes, ministrja tha se presidenti ka në dorë vetëm të tijën dhe të askujt tjetër.

“E përshëndes Presidentin që pas disa shfaqjesh publike pa ekuilibër etik, ka zgjedhur t’i drejtohet SPAK me një kallzim penal për mua; një marrëzi e radhës po të paktën në rrugë institucionale, madje drejt një institucioni të dalë nga Reforma që ai lufton pa fre! Jam e gatshme t’i përgjigjem ligjërisht, me të gjithë përgjegjësinë po edhe me krenarinë që i përkas Frontit të Reformës në Drejtësi, denigruesit  botërisht të njohur të kësaj reforme jetike! Sa për dorëheqjen zotëria ka në dorë vetëm të tijën dhe të askujt tjetër”, shkruan Gjonaj.

Presidenti Ilir Meta e akuzon Etilda Gjonajn për disa vepra penale si shpërdorim detyre, falsifikim dhe ndërhyrje e paligjshme në përzgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Shpërndaje
Share.

Komento