Skip to content
Të Gjitha

Parakalim i gabuar! Përplasen dy makina, disa persona të plagosur rëndë

· 1 min lexim

Pogradec- Një aksident i rëndë ka ndodhur në Unazën e qytetit.

Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën në afërsi të tunelit panoramik.

Si pasojë të paktën 6 persona janë plagosur.

Sipas informacioneve paraprake, mes të plagosurve ka edhe të lënduar rëndë.

Ambulanca dhe policia kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, ku po jepet ndihma e parë.

Dyshohet se shkak i aksidentit është bërë një parakalim i gabuar.

Njëra nga makina ka tentuar të parakalojë një triçikël.