Paraja virtuale Bitcoin rritet në nivel historik

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Rekord për monedhën virtuale Bitcoin, e cila ka arritur maksimumin e saj që nga koha e krijimit, tashmë këmbehet me 19,783 dollarë.

Rekordin e mëparshëm e arriti në dhjetor të vitit 2017.  Çmimi i fundit i lartë vjen pas një rritje të madhe gjatë 72 orëve të fundit, ku u pa Bitcoin të rritej me më shumë se 3,000 dollarë në vetëm 3 ditë.

Çmimi i ri u regjistrua në Indeksin e Çmimeve Bitcoin CoinDesk (BPI), megjithëse shkëmbimet e tjera dhe gjurmuesit e çmimeve mbeten nja dyqind dollarë larg nivelit të lartë të të gjitha kohërave.

Para dixhitale

Bitcoin është një monedhë virtuale, një formë e parregulluar e parasë digjitale e cila nuk përdoret ose garantohet nga një bankë qendrore dhe e cila mund të veproj si mjet pagese.

Monedhat virtuale paraqiten në shumë forma, në fillim si monedha brenda lokaleve të lojërave kompjuterike online dhe media sociale, dhe më vonë janë zhvilluar si mjete pagese që pranohen ‘offline’ ose në ‘jetën reale’.

Aktualisht është rritur mundësia e përdorimit të monedhave virtuale si mjete pagese për mallrat dhe shërbimet gjatë realizimit të shitjeve me pakicë, restorante dhe lokale argëtimi. Këto transaksione nuk kanë tarifë ose ngarkesë, dhe nuk përfshijnë bankat.

Kohëve të fundit, monedha virtuale ‘Bitcoin’ ka shtruar skenën për një gjeneratë të re të decentralizuar, peer-to-peer të monedhave virtual – shpesh të referuara si kripto-monedha (crypto currencies).

Pas rritjes së fundit të kësaj monedhe, janë paraqitur një dyzinë monedhash virtuale që kanë ndjekur rrugën e Bitcoin.

Si funksionon?

Bitcoin mund të blihen në një platformë shkëmbimi duke përdorur monedha konvencionale.

Duke u përdorur këtë portofol, konsumatorët mund të dërgojnë Bitcoins online për këdo që dëshiron t’i pranojë ato, ose t’i kthejë ato në monedha konvencionale të dekretuara (si Euro, Funta ose Dollari) Janë krijuar Bitcoins të ri në internet duke përdorur softuer kompjuterik-intensiv të njohur si ‘Bitcoin miners’.

Ky program i lejon konsumatorët të “mine” (nxjerrin) sasi të vogla të monedhës përmes zgjidhjes së algoritmeve të ndërlikuara qëllimisht. Megjithatë, rritja e ofertës së parasë është e fiksuar kështu që lëshohen vetëm shuma të vogla përgjatë një periudhe të caktuar kohore.

/GazetaReforma.com/

Shpërndaje
Share.

Komento