Një tjetër tërmet i fortë ka tronditur Greqinë gjatë orëve të fundit. Mediat greke kanë shkruar se lëkundjet kanë qenë të forta dhe se banorët kanë dalë në mes të rrugëve të frikësuar.
Epiqendra e tërmetit mësohet se ka qenë Kreta, ku lëkundjet kanë qenë me magnitudë 5.2 ballë. Lëkundjet janë regjistruar në orën 07:57 , me orën vendase.
Deri më tani, fatmirësisht nuk është raportuar për persona të lënduar.