Një aksident pa pasojë në njerëz është regjistruar, që në orët e para të mëngjesit në Sarandë.
Një automjet ka përfunduar brenda një dyqani me rroba, raportojnë mediat lokale.
Ngjarja ka shkaktuar panik, duke qenë se në afërsi ndodhej shkolla 9-vjeçare “9 tetori”.
Për fat të mirë në ato momente nuk kishte nxënës, që po kalonin rrugën.
Si pasojë e aksidentit, u regjistruan vetëm dëme materiale.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.