Skip to content
Të Gjitha

Panik në Sarandë, makina përfundon brenda dyqanit të rrobave

· 1 min lexim

Një aksident pa pasojë në njerëz është regjistruar, që në orët e para të mëngjesit në Sarandë.

Një automjet ka përfunduar brenda një dyqani me rroba, raportojnë mediat lokale.

Ngjarja ka shkaktuar panik, duke qenë se në afërsi ndodhej shkolla 9-vjeçare “9 tetori”.

Për fat të mirë në ato momente nuk kishte nxënës, që po kalonin rrugën.

Si pasojë e aksidentit, u regjistruan vetëm dëme materiale.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.