Panik në Greqi! Sulmohet me granatë konsullata ruse në Athinë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Dy persona me motoçikletë kanë sulmuar me granatë Konsullatën e Rusisë në Athinë.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së premtes në rrugën Xhavela 5 në Halandri, por fatmirësisht nuk raportohet për asnjë të lënduar.

Policia antiterroriste dhe e shpërthimeve speciale ndodhet në zonë për investigime të mëtejshme.

Ky është sulmi i dytë me granatë kundër njësive diplomatike në Athinë, në nëntor 2016 në ambasadën franceze mbeti roja i plagosur.

Ndërsa në shkurt 2018 terroristë hodhën granatë në policinë e lagjes “Kesariani”.

Shpërndaje
Share.

Komento