Një pikë karburanti në Portëz të Fierit ka shpërthyer pak momente më parë.
‘Shqiptarja.com’ shkruan, se pika e furnizimit me gaz ishte në pronësi të S.M.
Shkak është bërë një shkëndijë gjatë mbushjes së një bombole gazi.
Si pasojë e shpërthimit nuk ka pasur të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Zjarrfikëset ndërkohë shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes.
Gjithashtu ka nisur puna për zbardhjen e plotë të rrethanave.