Një i paraburgosur i ka vënë flakën qelisë në burgun e Shënkollit në Lezhë. Një situatë paniku është shndërruar edhe nga thirrjet e të burgosurve të tjerë e kjo edhe për shkak të orës së vonë kur ka ndodhur ngjarja.
Mësohet se Artur Ferketa i ka vënë flakën qelisë rreth orës 02:00 të mëngjesit.
Ky i fundit pasi ka pësuar djegie të lehta, është mjekuar në spitalin e burgut. Ende nuk dihen shkaqet se pse Ferketa i ka vëanë flakën qelisë.