Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Pandemia ‘infektoi’ turizmin/ Mbyllet në Tiranë dhe një ikonë e hotelerisë që nga koha e komunizmit

16:36 30/11/2020
Reading Time: 3 min lexim

Mungesa e turistëve por edhe e aktiviteteve dhe eventeve të cilat kërkojnë pjesëmarrje masive dhe shërbime, ka bërë që shumë hotele në mbarë vendin të jenë në rrezik falimentimi.

Por të parat që e kanë ndjerë goditjen nga pandemia janë hoteletn e mëdha në kryeqytet, të cilët më tepër se sa me turistë dhe vizitorë, mbaheshin nga eventet e ndryshme si dasma, takime, festa, mbledhje, forume etj.

“Hotel Tirana International”, i njohur si 15-katëshi ishte “viktima” e radhës që mbylli së fundi përkohësisht dyert e aktivitetit pas 41 vitesh punë, për shkak të krizës që krijoi pandemia Covid -19.

Burimet nga stafi i menaxhimit të këtij hoteli bënë të ditur për “Monitor” se nga tërmeti i vitit të shkuar e deri më tani, hoteli u mbajt i hapur nën humbje të mëdha.

Kostot e larta fikse për pagesat e punonjësve dhe mirëmbajtjen e godinës e bënë të pamundur vijimësinë. Hoteli, i cili është në funksion që nga viti 1979, do të ndalë aktivitetin deri në përmirësimin e situatës pandemike, dukë lënë pas 100 persona të papunë.

Të njëjtat burime pohuan se stafi do të përfitojë asistencën sociale sipas ligjeve në fuqi, me shpresën e rikthimit në punë me përmirësimin e situatës.

“Hotel Tirana” është një nga më të mëdhenjtë në kryeqytet me standardin e katër yjeve, me 170 dhoma, si dhe një nga ofruesit më të mëdhenj të shërbimit të konferencave.

Ikona e hotelerisë së kryeqytetit

Godina e “Hotel Tiranës” është simbol i kryeqytetit. Ai u vu në funksion në kohën e diktaturës në vitin 1979, pas 10 vitesh punime, me një arkitekturë të stilit socialist (projekt kinez).

Kjo godinë, ishte ndërtesa më e lartë e vendit deri para 10 vitesh. Përdorej ekskluzivisht për delegacione dhe turistë të huaj, gjë që e ka bërë atë gjthmonë një vend “misterioz” dhe intrigues për shqiptarët.

Në vitet 2004, hoteli u shit nga qeveria kundrejt një grupi investitorësh vendas, kundrejt vlerës 5.1 milionë euro. Në vitin 2001 ai i’u nënshtrua një rikonstruksioni dhe rimodelimi të plotë, duke e kthyer në një hotel me standarde “4 yje”, por pa prekur hapësirat që e karakterizojnë.

Në vitin 2012, Ramë Geci, sipërmarrës në ndërtim, bëhet 100% pronar i “Hotel Tirana International”, teksa vlera e hotelit arriti 37.5 milionë euro.

“Hotel Tirana International” ka qenë prej vitesh në listën e monumenteve të kulturës deri në vitin 2015, ku me vendim të Ministrisë së Kulturës, nuk e gëzon më këtë status.

Kompania “Geci” aktualisht është në kulmin e një investimi të ri që synon zgjerimin e “Hotel Tiranës” me një hotel të ri rreth 30 kate me pesë yje ngjitur me godinën aktuale të “Tirana International” ose pas tij.

Mbyllja e hoteleve në Tiranë nga pandemia

“Hotel Tirana” nuk është i pari i llojit të tij që mbyllet prej pandemisë së koronavirusit, e cila e ka dëmtuar rëndë sektorin e akomodimit në të gjithë botën.

Për shkak të kësaj krize këtë vit, në fillim, mbylli aktivitetin edhe hotel “Hilton” në Tiranë, i cili kishte pak më shumë se një vit aktivitet.

Burime pranë hotelit konfirmuan se pavarësisht situatës së vështirë, u mbajt në punë, për muaj të tërë, pjesa më e madhe e stafit, me shpresën se puna do të niste në shtator.

Situata nuk u përmirësua apo ndryshoi, ndaj përballë presionit për të paguar kredinë e investimit dhe pagat që zinin një fond jo të vogël, kompania u detyrua të bëjë zgjedhjen e mbijetesës në këtë moment të vështirë për të gjithë.

Hoteli do të qëndrojë i mbyllur të paktën deri në fund të marsit 2021.

Të njëjtat burime thanë se, stafi menaxhues i hotelit ka lëvizur dhe bashkë me të edhe menaxheri kryesor, i cili drejtonte “Hilton Garden Inn” në Tiranë, tashmë është dërguar për të menaxhuar një nga strukturat hoteliere të grupit në Turqi.

Largimi i stafit nuk ka qenë i lehtë në kushtet kur shumë prej tyre ishin trajnuar për një kohë të gjatë për të ofruar shërbimin sipas standardit që kërkon marka.

“Hilton Garden Inn” ishte marka e parë ndërkombëtare që hyri në tregun shqiptar pas largimit të “Sheraton” në fund të vitit 2017, i cili la pas një shije të hidhur.

Sektori i hotelerisë në vendin tonë është në kulmin e zgjerimit, por kriza e pandemike pritet të vërë në vështirësi edhe më të madhe efektshmërinë e këtyre investimeve.

/Burimi: Monitor.al/Përshtati: GazetaReforma.com/

 

Etiketa: MbylljapandemiaTiranaturizmi

Të lidhura

Mrekulli në Bulqizë: Fëmijët zbulojnë të riun e aksidentuar para 3 ditësh, ende i gjallë në makinë
Aktualitet

Mrekulli në Bulqizë: Fëmijët zbulojnë të riun e aksidentuar para 3 ditësh, ende i gjallë në makinë

Një ngjarje e jashtëzakonshme ka ndodhur në Bulqizë, ku një 35-vjeçar i shpallur i humbur prej tre ditësh është gjetur...

21:15 06/06/2025
Plagosi burrë e grua pas sherrit për qenin, policia gjen armën e autorit
Aktualitet

Plagosi burrë e grua pas sherrit për qenin, policia gjen armën e autorit

Një konflikt mes fqinjësh në fshatin Gosë të Kavajës ka përfunduar me dy të plagosur nga armë zjarri. Policia njoftoi...

18:57 06/06/2025
Para

Ndahen zonat zgjedhore, ndryshimi e adresave nga Gjendja Civile shqetëson KQZ-në

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Mrekulli në Bulqizë: Fëmijët zbulojnë të riun e aksidentuar para 3 ditësh, ende i gjallë në makinë

Mrekulli në Bulqizë: Fëmijët zbulojnë të riun e aksidentuar para 3 ditësh, ende i gjallë në makinë

21:15 06/06/2025
Plagosi burrë e grua pas sherrit për qenin, policia gjen armën e autorit

Plagosi burrë e grua pas sherrit për qenin, policia gjen armën e autorit

18:57 06/06/2025
BE mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale pas sanksioneve të SHBA-së

BE mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale pas sanksioneve të SHBA-së

18:40 06/06/2025
“Nuk duam barazim”/ Trajneri i Serbisë vlerëson Shqipërinë: Janë të fortë, por kërkojmë vetëm fitoren

“Nuk duam barazim”/ Trajneri i Serbisë vlerëson Shqipërinë: Janë të fortë, por kërkojmë vetëm fitoren

18:24 06/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.