Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Pandemia dhe karantina e parë futën turizmin shqiptar në ‘intubim’! Ja sa ranë net-qëndrimet sipas ‘Eurostat’…

15:14 27/11/2020
Reading Time: 3 min lexim

Nuk ka më asnjë dyshim që pandemia e koronavirusit më shumë se çdo gjë tjetër “sëmuri” sektorin e turizmit në Shqipëri, por edhe në mbarë botën.

Shifrat që vijnë për këtë sektor, tregojnë se turizmi në mbarë botën përfshirë edhe Shqipërinë tashmë është në ”intubim”!

Gjiganti i statistikave europiane “Eurostat” ka publikuar këto ditë edhe shifrat e net-qëndrimeve sipas muajve për vitin 2020, ku ndër të tjera jepen të dhënat edhe për Shqipërinë, që i përkasin 6 mujorit të parë të vitit.

Sipas Eurostat, ndërsa janari nisi pozitiv me rritje të ndjeshme të net-qëndrimeve në Shqipëri për qëllime turistike, me 68% në krahasim me të njëjtin muaj të një viti më parë, situata degradoi më vonë.

Në shkurt, kur dhe filluan të qarkullonin lajmet për virusin, por ai ende nuk kishte mbërritur zyrtarisht në Europë, numri i net-qëndrimeve u rrit me 5%.

Kur nisi rënia

Me hyjren e vitit 2020, në janar asnjë shenjë nuk u ndje dhe as nuk u kuptua nga operatorët turistikë shqiptarë që po përgatiteshin për pranverën.

Por në mars filloi rënia e thellë, me 78% net-qëndrime më pak, referuar të dhënave të “Eurostat”. Në prill nuk kishte asnjë turist në vend, teksa gjithçka ishte në karantinë.

Në maj, numri i net-qëndrimeve ishte 75% më i ulët se maji i vitit 2019-s. Në qershor filloi rikuperimi, por sërish shifra ra me 70%, pasi në qershor kishte vetëm 104 mijë net-qëndrimi, nga 352 mijë të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në total, për 6-mujorin, net-qëndrimet për qëllime turistike në vend ishin 319 mijë nga 806 mijë të një viti më parë, me një tkurrje prej 60%.

Eurostat mat net-qëndrimet në hotele, njësi të tjera akomoduese afatshkurtra dhe për pushime, sheshe me kampingje dhe kampera.

Krahasimi me rajonin

Në Maqedoninë e Veriut, me popullsi më të ulët dhe që ka më pak atraksione turistike se Shqipëria, numri i net-qëndrimeve në vite normale është më i lartë se në Shqipëri.

Për 6-mujorin e parë 2019, Maqedonia regjistroi 917 mijë net-qëndrime, ose 13% më shumë se Shqipëria. Por kjo mund të lidhet edhe me informalitetin e lartë të strukturave akomoduese në Shqipëri, që nuk raportojnë të gjithë xhiron.

Por, ndryshe nga Shqipëria, Maqedonia nuk arriti që të rikuperojë në maj dhe qershor, me numrin e net-qëndrimeve që ra përkatësisht me 98 dhe 94.5%.

Sipas Eurostat, në vitin 2020, industria e turizmit ka vuajtur nga shpërthimi i COVID-19. Kjo është e dukshme kur krahason shifrat e akomodimit të turizmit në vitin 2020 me ato të vitit 2019.

Nga janari deri në gusht 2020, numri i netëve të kaluara në institucionet e akomodimit turistik në BE, të tilla si hotele, njësi akomoduese pushimesh të tjera me qëndrim të shkurtër dhe kampe, arriti në 1.1 miliardë, një rënie prej 50% krahasuar me janar-gushtin 2019.

Duke parë të dhënat në muaj, rëniet më të konsiderueshme në numrin e netëve të kaluara në institucionet e akomodimit turistik u regjistruan në muajit Prill (-95%) dhe maj (-89%) krahasuar me muajt e njëjtë të 2019-s.

Në periudhën e verës, pati vetëm një rimëkëmbje të pjesshme, me rënie prej 71% në qershor, 42% në korrik dhe 32% në gusht. Në periudhën korrik-gusht 2020, numri i netëve të kaluara në institucionet e akomodimit turistik u ul me 37% krahasuar me të njëjtën periudhë në 2019.

/Burimi: Eurostat/ Përshtati: GazetaReforma.com/

 

Etiketa: intubimkarantinapandemiaShqiperiaturizmi

Të lidhura

Operacioni “USDT-1”/ Arrestohen 17 persona në Tiranë dhe Shkodër
Aktualitet

Mashtrim nëpërmjet Call Center-ave, gjashtë të arrestuar në Tiranë

Policia e Shtetit ka finalizuar një tjetër fazë të operacionit ndërkombëtar të koduar “Platforma”, i cili ka si qëllim goditjen...

11:37 14/05/2025
Zgjedhjet e dyshimta i japin fitoren Edi Ramës, çfarë shkruan media austriake
Kryesore

Zgjedhjet e dyshimta i japin fitoren Edi Ramës, çfarë shkruan media austriake

Gazeta prestigjioze austriake Der Standard ka raportuar mbi zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, duke vendosur theks të veçantë mbi legjitimitetin e...

11:26 14/05/2025
Para

Botërori ‘Katar 2022’/ FIFA gati vazot për shortin, ja ku pozicionohet Shqipëria...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Operacioni “USDT-1”/ Arrestohen 17 persona në Tiranë dhe Shkodër

Mashtrim nëpërmjet Call Center-ave, gjashtë të arrestuar në Tiranë

11:37 14/05/2025
Zgjedhjet e dyshimta i japin fitoren Edi Ramës, çfarë shkruan media austriake

Zgjedhjet e dyshimta i japin fitoren Edi Ramës, çfarë shkruan media austriake

11:26 14/05/2025
GJKKO vendos për babanë e kandidates së PSD, akuza

GJKKO vendos për babanë e kandidates së PSD, akuza

11:11 14/05/2025
Lajm i fundit\ Dy të vrarë në Roskovec

Aksident tragjik te “Shkalla e Tujanit”, trupat e dy të rinjve përfundojnë në lumë

10:54 14/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.